Blloku Bota

"Kriza në Sudan mund të kthehet në makth për botën"

Postuar në 30 Prill, 2023 09:02

Ish-kryeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok, paralajmëron se konflikti në vendin e tij mund të bëhet më i rëndë se ai në Siri dhe Libi.

Luftimet midis ushtrisë së vendit dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) do të ishin një "makth për botën" nëse vazhdojnë, tha ai.

Luftimet që nisën më 15 prill kanë lënë qindra të vdekur, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz po largohen nga vendi.

Një armëpushim i njoftuar në mes të javës u përdor nga SHBA, Britani e Madhe dhe OBK për bisedime diplomatike, po ende pa rezultat.

Ofensiva ukrainase nis më 15 maj

Postuar në 29 Prill, 2023 15:35

Kreu i grupit ushtarak “Wagner” Yevgeny Prigozhin ka deklaruar se kundërofensiva e shumëpërforlur ukrainase pritet të nisë më 15 maj. Sipas tij ajo është ndalur për momentin për shkak të kohës së keqe dhe ndoshta disa probleme të brendshme që duhen zgjidhur.

Ndoshta do të na japin mundësi të pushojmë më 9 maj por ofensiva do të nisë me 100% përpara 15 majit

është shprehur Prigozhin

Norvegjia tërhiqet nga koncesionet, tubacionet e gazit do të shtetëzohen në përfundim të kontratave

Postuar në 28 Prill, 2023 13:33

Norvegjia do të shtetëzojë pjesën më të madhe të rrjetit të tubacioneve të gazit, kur shumica e  koncesioneve ekzistuese të mbarojnë në vitin 2028. Në një njoftim të premten, Ministria e Naftës dhe Energjisë tha se qëllimi është forcimi i kontrollit mbi infrastrukturën kryesore.

Norvegjia është bërë furnizuesi më i madh i gazit në Evropë, pas rënies së flukseve të gazit rus, të cilin ajo e shpërndan nëpërmjet një rrjeti tubacionesh që shtrihen rreth 9 000 km.

Rusia njofton ngritjen e gatishmërisë luftarake në Taxhikistan dhe Kirgizi

Postuar në 28 Prill, 2023 13:23

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka deklaruar nga New Dehli ku ndodhet në kuadër të takimit të Organizatës së bashkëpunimit të Shangait, se Rusia po rrit gatishmërinë luftarake në bazat e veta në Azinë Qendrore. Si shkak për këtë veprim, sipas tij është bërë rritja e pranisë së SHBA në rajon dhe për rrjedhojë, Kremlini e ka parë të arsyeshme që të rrisë gatishmërinë në bazat e veta në Taxhikistan, Kirgizi.

Ndere britanike/Më ndihmo për kredinë, të të bëj shef të BBC-së!

Postuar në 28 Prill, 2023 12:53

Shefi i BBC-së, Richard Sharp, dha dorëheqjen, pasi një hetim zbuloi se ai kishte shkelur rregullat, duke mos deklaruar se ishte përfshirë në dhënien e një kredie për Boris Johnson, gjatë kohës kur ky i fundit ishte kryeministër.

Më parë, Sharp ka qenë shefi i kryeministrit aktual, Rishi Sunak, në bankën e investimeve Goldman Sachs dhe si donator ka mbështetur konservatorët gjatë kohës kur ata kanë qenë në pushtet.

Kreu i Korporatës Britanike të Transmetimeve emërohet nga monarku i Mbretërisë së Bashkuar, me propozim të qeverisë.

Prodhuesi i dronëve Bayraktar, pasardhësi i mundshëm i Erdoganit

Postuar në 27 Prill, 2023 18:17

Për herë të parë pas 20 vjetësh në pushtet, presidenti turk i druhet humbjes së zgjedhjeve. Sfida elektorale e 14 majit duket se nuk do të jetë aq e lehtë sa paraardhëset. Kandidati i opozitës, Kemal Kiliçdaroğlu, aktualisht kryeson shumicën e sondazheve. Vetë Erdogan tashmë ka njoftuar se kjo ështe hera e fundit që ai kandidon dhe kjo i ka bërë shumë vëzhgues të mendojnë se ai mund të jetë në kërkim të pasardhësit të tij politik.

Paqe në Ukrainë?! "Nuk paguhem për shpresa dhe pritmëri"

Postuar në 26 Prill, 2023 10:32

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka lënë të kuptohet se lufta në Ukrainë nuk ka gjasa të mbyllet as këtë vit. Gjatë një konference për shtyp në New York, Lavrov ka deklaruar e në Perëndim po mbizotëron një logjikë skizofrenike. Sipas tij mbështetja masive për Ukrainën në kuadër të “një kundërofensive për të kërkuar mandej negociime me Rusinë” është tërësisht e pambështur.

Ne nuk duam asnjë kërcënim nga territori i Ukrainës dhe këto kërcënime ishin akumuluar aty prej vitesh, sidomos pas grushtit të shtetit në shkurt të vitit 2014

Ndryshime "të thella dhe substanciale" në Politikën e Jashtme të Serbisë

Postuar në 26 Prill, 2023 09:59

Presidenti serb, Alexander Vuçiç, ka njoftuar ato që Iiquajti “ndryshime të thellla  dhe substanciale” në politikën e jashtme të Serbisë. Duke marrë shkas nga vota pro Kosovës në Këshillin e Europës, Vuçiç ka reaguar personalisht duke folur nga një mbledhje qeverie ku siç raportojnë mediat serbe “ishte i ftuar nga kryeministrja Ana Brnabiç”.

Bolton: Amerika të rikthejë armët bërthamore në Korenë e Jugut   

Postuar në 25 Prill, 2023 17:52

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, bën thirrje që SHBA të ridislokojë armët bërthamore në Korenë e Jugut. Kjo, sipas tij, do të ndihmonte në mbrojtjen e sigurisë së aleatit kryesor aziatik të Uashingtonit.

Nisin përpjekjet për të mbyllur me ligj kishën ruse në Ukrainë

Postuar në 25 Prill, 2023 13:59

Vendimi i Presidentit Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën solli shumë pasoja, mes të cilave edhe ndikimi i shtuar i Kishës Ortodokse Ukrainase të lidhur me Moskën (UOC), dikur një mjet i dobishëm ndikimi i Kremlinit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota