Ndryshime "të thella dhe substanciale" në Politikën e Jashtme të Serbisë
Presidenti serb, Alexander Vuçiç, ka njoftuar ato që Iiquajti “ndryshime të thellla dhe substanciale” në politikën e jashtme të Serbisë. Duke marrë shkas nga vota pro Kosovës në Këshillin e Europës, Vuçiç ka reaguar personalisht duke folur nga një mbledhje qeverie ku siç raportojnë mediat serbe “ishte i ftuar nga kryeministrja Ana Brnabiç”.
Ne do të sigurojmë që të marrim në konsideratë relacione dypalëshe dhe të mos shkojmë përtej kufijve të reciprocitetit. Nëse dikush nuk e respekton integritetin tonë territorial, pse ne duhet të respektojmë të tyrin? Pse duhet ne të mbrojmë me çdo çmim integritetin territorial të dikujt nëse ai është kundër nesh? Këto nuk janë ndryshime tektonike në politikën e jashtme, por të thella dhe substanciale dhe një sjellje e përgjegjshme përkundrejt vendit tonë
citohet Vuçiç.
Në votën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës votuan kundër Hungaria, Spanja, Qipro, Rumania, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia ndërkohë që mes vendeve abstenuese ishin Ukraina dhe Greqia, për të cilat presidenti serb ka shprehur rezervat e veta.
Add new comment