"Kriza në Sudan mund të kthehet në makth për botën"
Ish-kryeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok, paralajmëron se konflikti në vendin e tij mund të bëhet më i rëndë se ai në Siri dhe Libi.
Luftimet midis ushtrisë së vendit dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) do të ishin një "makth për botën" nëse vazhdojnë, tha ai.
Luftimet që nisën më 15 prill kanë lënë qindra të vdekur, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz po largohen nga vendi.
Një armëpushim i njoftuar në mes të javës u përdor nga SHBA, Britani e Madhe dhe OBK për bisedime diplomatike, po ende pa rezultat.
Ndërkohë, në Port Sudan, mijëra njerëz të dëshpëruar, largohen me anije drejt Arabisë Saudite dhe Jemenit.
Hamdok bëri thirrje për një përpjekje të unifikuar ndërkombëtare për të bindur shefin e ushtrisë sudaneze dhe udhëheqësin e RSF-së të ulen në bisedime paqeje.
"Ky është një vend i madh, shumë i larmishëm... Unë mendoj se do të ishte një makth për botën," tha ai.
"Kjo nuk është një luftë midis një ushtrie dhe një grupi të vogël rebelësh. Është pothuajse si dy ushtri - të stërvitura mirë dhe të armatosura mirë."
Hamdok - i cili shërbeu si kryeministër dy herë midis 2019 dhe 2022 - shtoi se pasiguria mund të bëhet më e rëndë se luftërat civile në Siri dhe Libi, luftëra të cilat shkaktuan mijëra viktima dhe miliona refugjatë në Europë dhe vendet fqinje.
Add new comment