Norvegjia tërhiqet nga koncesionet, tubacionet e gazit do të shtetëzohen në përfundim të kontratave
Norvegjia do të shtetëzojë pjesën më të madhe të rrjetit të tubacioneve të gazit, kur shumica e koncesioneve ekzistuese të mbarojnë në vitin 2028. Në një njoftim të premten, Ministria e Naftës dhe Energjisë tha se qëllimi është forcimi i kontrollit mbi infrastrukturën kryesore.
Norvegjia është bërë furnizuesi më i madh i gazit në Evropë, pas rënies së flukseve të gazit rus, të cilin ajo e shpërndan nëpërmjet një rrjeti tubacionesh që shtrihen rreth 9 000 km.
Shteti norvegjez i ka njoftuar koncesionarët se do të ushtrojë të drejtën e riatdhesimit në fund të periudhës së licencës.
"Shteti dëshiron pronësi të plotë shtetërore të pjesëve qendrore të sistemit norvegjez të transportit të gazit," citon Reuters deklaratën e ministrsë.
Banka më e madhe e vendit, DNB, operatori telekomit Telenor dhe kompania e naftës Equinor janë kanë shtetin si aksioner kryesor.
Rrjeti i tubacioneve të gazit është në pronësi të Gassled, një partneritet i krijuar në 2003 nga kompanitë e naftës që prodhonin gaz në ujërat norvegjeze në atë kohë. Rrjeti e pati koston miliarda dollarë.
Një nga bashkëpronarët e Gassled i tha Reuters se ishte "i befasuar" me këtë lëvizje.
"Politika norvegjeze e naftës ka pasur themelin e saj në pronësinë e kombinuar nga kompanitë private dhe shteti dhe ka funksionuar mirë," tha Kurt Georgsen, CEO i Silex Gas, i cili është në pronësi të plotë të gjermanes Allianz.
“Ne do të punojmë me qeverinë për të gjetur një zgjidhje të mirë për kalimin e pronësisë”, shtoi ai.
Shteti norvegjez tashmë zotëron 46.7% të Gassled nëpërmjet kompanisë shtetërore Petoro, ndërsa 5% të tjera është në pronësi të Equinor.
Gassled zotëron uzinat e përpunimit Kaarstoe dhe Kollsnes, si dhe shumicën e tubacioneve që dërgojnë gaz norvegjez në Bashkimin Evropian dhe Britani.
Me kalimin e kohës, kompanitë e naftës kanë reduktuar, ose kanë shitur tërësisht aksionet e tyre, shpesh duke ua shitur kompanive investuese.
Disa nga pronarët e Gassled përfshijnë menaxherin e aseteve me bazë në Zvicër Partners Group, Allianz dhe firmën e kapitalit privat HitecVision.
Add new comment