Turqia mbyll kufirin me Iranin me mur për të luftuar emigracionin e paligjshëm
Një mur me tela me gjemba është mekanzimi më i fundit me të cilin Turqia po përpiqet të frenojë emigrimin e paligjshëm dhe të shtojë sigurinë e kufijve.
Muri prej betoni përgjatë vijës kufitare do të mbulojë një distancë prej 560 kilometrash. Një seksion prej 295 kilometrash përfundoi në vitin 2021, ndërsa 96 kilometrat e tjera brenda kufijve të rretheve Çaldiran dhe Özalp sapo kanë përfunduar.
Pjesa e mbetur do të përbëhet nga barriera betoni 5 metra të larta, 2.87 metra të gjera, të përforcuara me tela çeliku.
“Hurriyet Daily News” raporton se për të forcuar sigurinë, xhandarmëria, njësitë kufitare dhe policia e operacioneve speciale po zbatojnë masat e nevojshme përgjatë kufirit. Këto përpjekje kanë rezultuar në parandalimin e 155 774 emigrantëve të paligjshëm që të kalojnë në vend gjatë tre viteve të fundit, sipas autoriteteve.
Add new comment