mur
Turqia mbyll kufirin me Iranin me mur për të luftuar emigracionin e paligjshëm
Një mur me tela me gjemba është mekanzimi më i fundit me të cilin Turqia po përpiqet të frenojë emigrimin e paligjshëm dhe të shtojë sigurinë e kufijve.
Muri prej betoni përgjatë vijës kufitare do të mbulojë një distancë prej 560 kilometrash. Një seksion prej 295 kilometrash përfundoi në vitin 2021, ndërsa 96 kilometrat e tjera brenda kufijve të rretheve Çaldiran dhe Özalp sapo kanë përfunduar.
Pjesa e mbetur do të përbëhet nga barriera betoni 5 metra të larta, 2.87 metra të gjera, të përforcuara me tela çeliku.
Mur me serbët edhe në Preshëvë
Punimet e fundit rreth Urës së Ibrit kanë krijuar konfuzion, paqartësi dhe tensione tek qytetarët e Kosovës, duke ngjallur reagime të ndryshme dhe mosbesim sa u përket marrëveshjeve të arritura në Bruksel nga palët përfshirëse në dialog. Por, reagime ka edhe nga Lugina e Preshevës.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, murin të Ura e Ibrit e ka quajtur të papranueshëm për Luginën e Preshevës. Musliu ka thënë se nëse nuk largohet muri në Mitrovicë, atëherë e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Luginë.
Arkipelagu anti-imigracion. Edhe Izraeli do të ndërtojë mur
Pas Hungarisë edhe Izraeli do të ndërtojë një mur me tela kundër imigrantëve ilegalë. Kjo është paralajmëruar nga kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili është përgjigjur me këtë mënyrë thirrjes për të pranuar refugjatë sirianë. "Nuk do të lejoj që Izraeli të përmbytet nga një valë imigrantësh ilegalë dhe aktivistë terroristë", tha ai sot. Netanyahu shtoi se e mirëkupton krizën siriane, tragjedinë njerëzore, por "Izraeli është një vend shumë i vogël". Mesazhi i Netanyahut shkon edhe për liderin opozitar izraelit, Isaac Herzog, që ka bërë thirrje që Izraeli të pranojë refugjatë sirianë.