Arkipelagu anti-imigracion. Edhe Izraeli do të ndërtojë mur
Pas Hungarisë edhe Izraeli do të ndërtojë një mur me tela kundër imigrantëve ilegalë. Kjo është paralajmëruar nga kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili është përgjigjur me këtë mënyrë thirrjes për të pranuar refugjatë sirianë. "Nuk do të lejoj që Izraeli të përmbytet nga një valë imigrantësh ilegalë dhe aktivistë terroristë", tha ai sot. Netanyahu shtoi se e mirëkupton krizën siriane, tragjedinë njerëzore, por "Izraeli është një vend shumë i vogël". Mesazhi i Netanyahut shkon edhe për liderin opozitar izraelit, Isaac Herzog, që ka bërë thirrje që Izraeli të pranojë refugjatë sirianë. Muri me tela do të jetë 30 km i gjatë dhe do të jetë vazhdim i murit 240 km që kufizon Izraelin me Egjiptin.
Add new comment