Sulmi më i madh me dronë mbi Kiev që nga 24 shkurti

Media të ndryshme raportojnë se mes të shtunës dhe të dielës Rusia ka kryer sulmin më masive me dronë mbi Kiev që nga nisja e sulmit më 24 shkurt 2022. Sipas burimeve zyrtare ukrainase janë numërua 54 dronë vrasës, prej të cilëve 40 thuhet se janë shkatërruar.
Sulmi ka zgjatur pesë orë dhe ka shënjestruar objekte ushtarake dhe të infrastrukturës kritike në kryeqytetin ukrainas. Burimet ukrainase cilësojnë se ky është sulmi i 14-ë me dronë këtë muaj ndaj Kievit dhe ai ka nisur nga rajonet e Brianskut dhe Kransodarit.
Add new comment