Blloku Bota
Gjermania hedh poshtë pretendimet e Serbisë se strehon dhe mbron vrasësin e Oliver Ivanoviçit
Ambasada gjermane në Prishtinë ka hedhur poshtë pretendimet e ministrit të Brendshëm të Serbisë se Gjermania ka nën mbrojtje një person, që Beogradi dyshon se ka vrarë politikanin serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviç. Ambasada gjermane ka bërë të ditur se nuk ka dijeni se kush e ka vrarë Ivanoviçin më 16 janar 2018.
Deklaratat që thonë se vrasësi është nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane nuk janë të vërteta. Qeveria gjermane nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga autoritetet serbe për këtë çështje
Ministrja e Jashtme e Kosovës: Të zëvendësohet Lajçak! Shpesh mban qëndrimin e Vuçiçit
Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla – Schëartz ka akuzuar ndërmjetësin europian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, se është i njëanshëm dhe adopton shpesh qëndrime të Presidentit serb, Aleksander Vuçiç.
Përshkallëzimi është rezultat i një strategjie të gabuar. I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, shpesh mban qëndrimin e Vuçiqit. Jo vetëm që kjo është vdekjeprurëse për ndërmjetësimin; e inkurajon Vuçiqin të përshkallëzohet.
Ministri i Brendshëm i Serbisë: Vrasësi i Oliver Ivanoviç mbrohet nga autoritetet gjermane
Ministri serb Bratislav Gashiç deklaron se autoritetet serbe e dinë se kush e ka vrarë ish-drejtuesin e serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç. Ai ka praqitur një raport të zgjeruar të grupit të punës që është ngritur për këtë çështje dhe sipas tij vrasësi ndodhet në Gjermani nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane.
OBSH: Pandemia mbaroi, por kërcënimi i patogjenëve mbetet
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëron se pandemia e radhës mund të jetë edhe më e keqe se Covid-19.
Gjatë një takimi të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë në Zvicër, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u kërkoi vendeve që t’i dalin përpara një eventualiteti të tillë.
Vuçiç po armatos paramilitarë serbë në Kosovë. Akuza: Policët u rrëmbyen se zbuluan trafikun e armëve
Një politikan dhe activist serb i Kosovës, sekretar i Përgjithshëm i Instutit për Strategjinë Euro-Atlantike, Boban Boganoviç, shkruan në profilin e vet në tuiter se rrëmbimi I tre policëve të Kosovës është bërë pasi ata kishin zbuluar trafik armësh nga Serbia.
Bogdanovic citon burime të vetat sipas të cilave trafiku drejtohej dhe kishte destinacion trupat paramilitare të Radoiçiçit në Kosovë, që sipas tij janë Njësitet antiterroriste të policisë serbe.
Grenell: E morën në dorë europianët dhe ja ku jemi tani
Ish-i Dërguari Special i SHBA-ve për dialogun Prishtinë-Beograd Richard Grenell, ka fajësuar europianët për gjendjen e tanishme të krijuar në raportet mes të dyja vendeve. Në një intervistë për “Real America’s Voice”, Grenell ka theksuar se ndryshimi ka ardhur me administratën Biden.
Prigozhin tallet hapur. Kërkesë "Politico-s": Na ndihmoni të marrim F-35
Kreu i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, ka shfrytëzuar rastin e kërkesës për një koment nga “Politico” për të ironizuar mbi situatën aktuale në Ukrainë. Përmes një mesazhi zanor që publikohet nga media në fjalë, Prigozhin u kërkon gazetarëve që përmes kontakteve të tyre të mundësojnë shitje armësh dhe municionesh drejt Rusisë meqenëse ka mungesa.
Gazetarët në Veri provokojnë
Mediat në Kosovë citojnë presidentin serbe, Vuçiç, të jetë shprehur se gazetarët e instaluar në Veri, po provokojnë. Konkretisht presidenti serb është shprehur ndër të tjera se:
SHBA rikthehet në UNESCO
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë riaplikuar për të hyrë në UNESCO, pesë vjet pasi ish-presidenti Donald Trump vendosi tërheqjen prej organizatës që merret me çëstjet arsimore, shkencore dhe kulturore. Vendimi pason premtimet e presidentit aktual Biden për të zhbërë aktet e Trump, por edhe arsyetimin se Kina ka lujatur një rol me ndikim në organizatë, sidomos për çështjet që lidhen me arsimin dhe
0.5 km thellë për 100 000 vjet. Qeveria çeke përballet me bashkitë për groposjen e mbetjeve bërthamore
Qeveria çeke ndodhet në një dilemë të madhe së fundmi lidhur me ndërtimin e njësive të reja bërthamore për prodhimin e energjisë. Në kuadë rtë objektivave dhe detyrimeve europiane për energjinë e pastër, Praga ka menduar të gjejë zgjidhje tek energjia bërthamore, e cila ka megjithatë kosto të mëdha në ndërtim.