0.5 km thellë për 100 000 vjet. Qeveria çeke përballet me bashkitë për groposjen e mbetjeve bërthamore

Postuar në 18 Qershor, 2023 12:39

Qeveria çeke ndodhet në një dilemë të madhe së fundmi lidhur me ndërtimin e njësive të reja bërthamore për prodhimin e energjisë. Në kuadë rtë objektivave dhe detyrimeve europiane për energjinë e pastër, Praga ka menduar të gjejë zgjidhje tek energjia bërthamore, e cila ka megjithatë kosto të mëdha në ndërtim.

Një tjetër problem është menaxhimi i mbetjeve bërthamore që është në vetvete një proces shumë i ndërlikuar. Një mënyrë për të zgjdhur këtë problem është groposja e cila ka paraprakisht nevojë për testime gjeo-hidrologjike, mandej për krijimin e kapsulave gjysmë kilometri thellë nën tokë ku mendohet se mbetjet do të depozitohen për 100 mijë vjet.

Brenda këtij kuadri ka lindur edhe rezistenca lokale e zonave ku mendohet të bëhet groposja. Bashkitë përkatëse, pavarësisht një ligji të ri që u jep atyre avantazhe dhe i bën pjesë të procesit, kërkojnë të drejtë vetoje ndaj projekteve për menaxhimin e mbetjeve, njësoj si rasti i Finlandës.

Në këtë të fundit, u debatua groposja si zgjidhja më e mirë dhe për vendndodhjen u mor miratimi nga bashkia e Eurajokit, që solli më pas rritje të punësimit dhe të të ardhurave. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.