Blloku Bota
Lojë propagandistike si në fillimet e pandemisë
Në sinkronizim me lëvizjet e Yevgeni Progozhin një njësi ushtarake vullnetarësh bjellorusë që janë angazhuar kundër invadimit rus të Ukrainës, kanë nisur të bëjnë thirrje për të mos lejuar që Bjellorusia të bëhet pjesë e luftës së brendshme të Rusisë.
Përfaqësues të Regjimentit Kastuś Kalinoŭski kanë nisur të flasin për përmbysjen e Lukashenkos, ndërkohë zhvillimet janë ende duke ndodhur dhe nuk ka gjë të paqartë. Tonaliteti është sikur çdo gjë është vendosur.
Macron propozon taksë ndërkombëtare për klimën
Presidenti francez, Emmanuel Macron, hodhi këtë javë një propozim të ri, që sipas tij do të rinovonte sistemin ndërkombëtar të taksave për të financuar përpjekjet për klimën.
Macron foli për këtë gjatë Samitit për një Pakt të Ri Financimi Global në Paris, ku delegatë nga e gjithë bota po diskutojnë mënyrat për të reformuar sistemin financiar ndërkombëtar për të ndihmuar në krijimin e një fondi që do të shërbejë mbledhjen e parave për përpjekje për përshtatjen dhe zbutjen e klimës.
Putin merr mbështetjen e Erdogan
Mediat turke raportojnë për një telefonatë mes presidentit Erdogan dhe homologut të tij Vladimir Putin, rreth situatës së fundit të krijuar nga ai që po quhet rebelimi ushtarak I Yevgeni Prigozhin. Sipas mediave në fjalë, Erdogan ka mbështetur Putin në vendimet e tij, një sinjal ky shumë i rëndësishëm që tregon interesin e Ankarasë zyrtare për të mos lejuar ndryshimin e raporteve gjeopolitike në Europën Lindore.
Video/Borrell nuk ka sy për të parë pëshkallëzimin
Materiali luftarak i kapur në Zveçlan nga policia e Kosovës.
Here you can get a clearer picture of the scale of weapons, explosive devices, and ammunition seized from the foiled terrorist attack in Zvecan, Kosovo yesterday.pic.twitter.com/5x85wHTRkY
— Admirim (@admirim) June 24, 2023
Sallatë ruse
Konflikti në Ukrainë ka marrë një kthesë të pabesueshme teksa kreu i grupit “Wagner”, Yevgeni Prigozhin, ka deklaruar nisjen e asaj që po cilësohet si luftë civile. Antagonizmi i tij me Ministrinë e Mbrojtjes për çështje të municioneve dhe përparësisë së operacioneve ka shpërthyer në konflikt të hapur.
Putin flet për tradhti nga brenda: Nuk lejojmë thikat pas shpine si në Revolucionin Rus
Presidenti rus thotë se nuk do të lejojë që vendi të rrëshqasë në një konflikt civil, ndërkohë që po lufton për të ardhmen. Në një fjalim urgjent të mbajtur sot në Moskë, ai akuzoi shefin e Wagner për nxitjen e një konflikti të armatosur civil.
Kandarin në favor të Serbisë
Kreu i Politikës së Jashtme të BE-së Borrell është shprehur i alarmuar për ato që i quajti arrestime ekstraligjore të serbëve të Kosovës duke njoftuar se përshkallëzimin që po ndodh nuk do ta tolerojë.
Është i njëjti njeri që nuk e ka hapur dritaren e alarmit për rrëmbimin e tre policëve në Veri të Kosovës dhe konfirmon kështu se është në pozicion favorizues për Serbinë.
Serbia nxjerr shefin e Shtabit të Ushtrisë për të paralajmëruar se janë gati për luftë
Është shfaqur në një të ashtuquajtur Fjalë drejtuar Kombit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç. Ai ka folur për terrorin dhe pogrom ndaj serbëve të Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që akuzohet se këron vetëm luftë.
Ndër të tjera, Mojsiloviç ka kërkuar nga KFOR që të marrë masa për sigurimin e serbëve që jetojnë në Veri të Kosovës duke deklaruar se ushtria serbe po monitoron me ankth të madh situatën e krijuar.
Gjenerata e fundit që sheh Amazonën
Kolapsi ekologjik mund të jetë shumë më afër sesa është menduar deri tani.
Një e pesta e ekosistemeve në mbarë botën, duke përfshirë pyjet tropikale të Amazonës, janë në rrezik të një shkatërrimi katastrofik brenda një jete njerëzore.
“Mund të jemi gjenerata e fundit që sheh Amazonën”, thotë prof. Simon Willcock i Rothamsted Research, njëri nga autorët e studimit të publikuar në “Nature Sustainability”.
“Shënime” nga Neandertalët
Në një nga shpellat e luginës Loire në Francë janë zbuluar vizatime që datojnë të paktën 57 mijë vjet më parë. Gdhendjet në gur përkojnë me epokën e Neandertalëve dhe mendohet se janë më të hershmet të zbuluara deri tani në Francë, ndoshta edhe në Europë. Ato i paraprijnë mbërritjes së Homo sapiens në Evropën Perëndimore.