“Shënime” nga Neandertalët

Postuar në 22 Qershor, 2023 19:21

Në një nga shpellat e luginës Loire në Francë janë zbuluar vizatime që datojnë të paktën 57 mijë vjet më parë. Gdhendjet në gur përkojnë me epokën e Neandertalëve dhe mendohet se janë më të hershmet të zbuluara deri tani në Francë, ndoshta edhe në Europë. Ato i paraprijnë mbërritjes së Homo sapiens në Evropën Perëndimore.

Gjetjet janë publikuar në revistën amerikane PLOS One. Studiuesit thonë se ato përbëjnë “një kontribut të ri dhe shumë të rëndësishëm në njohuritë tona për sjelljen e Neandertalit".

Paraqitja e këtyre entiteteve grafike jo-figurative është një përbërje e organizuar, e qëllimshme dhe është rezultat i një procesi mendimi që krijon një dizajn dhe qëllim të ndërgjegjshëm.

Shpella Roche-Cotard u zbulua pranë Tours në Francën qendrore në vitin 1846, por mbeti kryesisht e paaksesueshme deri në vitin 1912, kur pronari i sitit pastroi llumin që kishte bllokuar për mijëra vjet hyrjen në shpellë.

Gërmimet e gjera arkeologjike filluan në vitin 2008, me teknikat e datimit që vërtetonin se gdhendjet ishin bërë përpara se vendosjes në zonë të paraardhësve të njerëzve modernë.

"Gdhendjet datojnë mbi 57 000 vjet më parë dhe, falë stratigrafisë, ndoshta rreth 75 000 vjet më parë, kjo mund të jetë shpella më e vjetër e dekoruar në Francë, nëse jo në Evropë", thonë autorët.

Shumica e imazheve në gur janë gjurmë të lëna me gishta dhe "paraqesin dizajne jo-figurative", thonë studiuesit e institutit kërkimor CNRS të Francës dhe Universitetit të Rennes.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.