Blloku Bota

'JO' ftesës së Borrell. Kurti ka mbështetjen e Perëndimit në këto që po bën

Postuar në 18 Qershor, 2023 12:14

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka deklaruar se nuk ka ndërmend të përgjigjet pozitivisht ftesës së Josep Borrell për një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. I pyetur sot mbi zhvillimet e fundit në kufirin me Kosovën, Vuçiç ka deklaruar se e gjitha  është një lojë dhe se Kurti ka mbështetjen e perëndimit në këto që po bën.

Armë bërthamore me paratë e Perëndimit

Postuar në 17 Qershor, 2023 15:44

Rreth 80 milionë paund u zhdukën nga llogaritë e mijëra investitorëve britanikë këtë javë, pasi Atomic Wallet, një kompani estoneze që u ofron përdoruesve llogari dixhitale për të ruajtur kriptovalutat e tyre, u bë shënjestër e një hakerimi. Elliptic, firma britanike e sigurisë kibernetike që zbuloi sulmin, fajësoi për grabitjen Lazarus, një grup famëkeq hakerësh koreano-veriorë, i cili besohet se ka vjedhur asete dixhitale me vlerë mbi 2 miliardë dollarë (1.56 miliardë £) në një sërë vjedhjesh të mëparshme, përfshirë edhe një sulm kibernetik të vitit 2017 ndaj NHS.

Lajmi te qëndrimet e Vjosa Osmanit në Bruksel

Postuar në 17 Qershor, 2023 15:09

Ka qarkulluar sot një lajm mbi qëndrimet e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me korrespondentë politikë në Bruksel, sipas të cilit ajo shfaqet me një ton pajtes me faktorin ndërkombëtar perëndimor. 

Orban: Trump po e arreston kampi pro-luftës në SHBA

Postuar në 17 Qershor, 2023 12:49

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është shprehur se arrestimi i Donald Trump është shqetësues për mbarë botën. Në një intervistë në mediat hungareze, Orban ka deklaruar se ndalimi i Trump dhe sulmi ndaj tij me të gjithë forcën, po organizohet nga kampi pro-luftë në SHBA, nisur nga fakti se ai është i vetmi person që mund të ndalojë luftën e tanishme në Ukrainë. Në finale ai i ka bërë thirrje Trump të luftojë me të gjithë forcën pasi siç tha ai:

Bota ka nevojë për Ju!

Video/Forcat e KFOR pengojnë gazetarët të largohen gjatë sulmit në Leposaviq

Postuar në 16 Qershor, 2023 17:30

Video shpërndahet me këtë shpjegim të përmbajtjes nga Tv Dukagjini.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës: KFOR-i pengoi gazetarët që iknin nga sulmi në Leposaviq

Postuar në 16 Qershor, 2023 17:23

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka akuzuar misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, për mosreagim në momentin kur gazetarët u sulmuan nga huliganët në Leposaviq të premten pasdite. Madje kjo organizatë ka thënë se gazetarët janë penguar nga KFOR-i, kur tentonin të iknin. Në një reagim, teksa ka lajmëruar se fizikisht ka pësuar edhe kameramani nga Tëvë1, Albin Rrahmani, AGK-ja ka kërkuar nga KFOR-i që të mos pengojë gazetarët në raportim.

Akuzat e reja për Donald Trump dhe pasojat për Amerikën

Postuar në 16 Qershor, 2023 14:39

 

Donald Trump është sërish Lajm. Jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën. Arrestimi i tij në emër të 37 akuzave federale, përfaqëson një akt të paprecedentë për politikën amerikane, me implikmet në shkallë të gjerë. Kjo sepse ndalimi i një njeriu politik të këtij niveli e kontrakton në maksimum analizën e asaj që quhet Drejtësi dhe zbatim ligji, sidomos kur subjekti është vetë tipologjikisht aktor i relativizimit të ço gjëje.

Zgjidhja e çështjeve të sigurisë gjendet te legjislacioni i Kosovës

Postuar në 16 Qershor, 2023 13:28

Sot në Kosovë janë regjistruar disa incidente mes të cilave përpjekje për të hyrë me dhunë në godinën e komunës së Leposaviçit, apo edhe sulme ndaj rajoneve policore në Mitrovicën e Veriut.

Sipas të dhënave incidentet nuk kanë sjellë të lënduar, por ato shenjojnë një stad të ri të përballjes mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar që janë aktualisht në një konfrontim policor.

Gjermania, 1.4 miliardë dollarë shtesë për të mbijetuarit e Holokaustit  

Postuar në 15 Qershor, 2023 21:11

Gjermania ka rënë dakord të japë 1.4 miliardë dollarë të tjerë (1.29 miliardë euro) për të dëmshpërblyer të mbijetuarit e Holokaustit anembanë globit për vitin e ardhshëm.

Organizata që mbron pretendimet e hebrejve që kanë vuajtur nën regjimin nazist e arriti këtë marrëveshje me Ministrinë e Financave të Gjermanisë.

Degradon presidenti serb. Flet për uri në Veriun e Kosovës

Postuar në 15 Qershor, 2023 14:50

Presidenti serb Aleksander Vuciç ka deklaruar se situata në veriun e Kosovës ka mbërritur në një pikë vlimi. Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e mallarave serbe, sipas Vuçiç po çon drejt urisë serbët e veriut.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota