Degradon presidenti serb. Flet për uri në Veriun e Kosovës

Postuar në 15 Qershor, 2023 14:50

Presidenti serb Aleksander Vuciç ka deklaruar se situata në veriun e Kosovës ka mbërritur në një pikë vlimi. Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e mallarave serbe, sipas Vuçiç po çon drejt urisë serbët e veriut.

Personalisht nuk e duroj dot më fizikisht. Nuk arrij të flej natën për shkak se në dallim nga ju, unë e di se çfarë po ndodh në veriun e Kosovës. Çdo gjë po zien, literalisht flas. Fëmijët po përgatiten të vdesin, çka ne duhet ta parandalojmë. Ata janë ngopur me Kurtin, me çdo gjë. Çfarë do të hanë? Çfarë do të bëjmë me qumështin përderisa kamionët nuk mund të kalojnë? Është një situatë tmerrësisht e vështirë. Ne do ta mbrojmë vendin tonë

ka thënë ndër të tjera ai.

Është e vështirë të imagjinohej një karagjozllëk i tillë. A thua Kurti po dënon me uri komunitetin serb në Veri pse ndaloi tregtinë e Serbisë drejt Kosovës. A thua Serbia në fakt nuk po bënte tregti, por shpërndante ndihma humanitare në Veri gjtë gjithë kësaj kohe.

Comments

Submitted by Cico Arben (not verified) on

Ore po kesaj i thone : Ne vend te qahen qete,qahet qerrja !!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.