Blloku Bota
Putin: Rusinë e shpëtuan besnikët
Dy ditë pas kryengritjes së grupit "Wagner", të cilën e quajti “tradhti nga brenda”, presidenti rus doli sërish në një deklaratë drejtuar kombit, për të njoftuar se rreziku ka kaluar dhe përpjekjet "kriminale" për të krijuar trazira kanë dështuar dhe vendi është "shpëtuar nga shkatërrimi" falë besnikërisë së shërbimeve të saj ushtarake dhe atyre të sigurisë.
Rusia paralajmëron pushtimin e Kievit
Një postim i Ministrisë së Jashtme Ruse paralajmëron se lufta e Ukrainës do të ketë fatin e asaj të Irakut, Vietnamit dhe përpjekjes së dështuar kundër Fidel Kastros në Kubë.
Në Tuiter, Ministria e Jashtme e Rusisë shprehet se luftërat që kanë pasur pas SHBA-të kanë përfunduar të gjitha me kosto të rënda financiare dhe njerëzore, duke shtuar se së shpejti atyre do t’u bashkohet edhe lufta në Ukrainë.
Gjermania dërgon 4 mijë ushtarë në Lituani
Katër mijë ushtarë gjermanë do të dislokohen në Lituani. Lajmin e bëri të ditur vetë ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, të cilit i referohet Politico. Trupat do të dislokohen në mënyrë permanente, çka do të thotë se paraprakisht duhet ndërtuar infrastruktura dhe objektet e trajnimit.
Droga, një treg që vetëm rritet
Krahas kokainës, një treg i lulëzuar në mbarë botën, edhe metamfetamina po zgjeron hartën e përdoruesve. Krahas tregjeve të konsoliduara, për metamfetaminën po krijohen zona të reja interesi, ndërsa Afganistani është shtuar në listën e vendeve prodhuese.
Sipas raportit të fundit të OKB-së, numri i njerëzve që marrin drogë është rritur me 23% gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2021, viti i fundit për të cilin ka të dhëna, rezultonin përdorues të drogës plot 296 milionë njerëz, ndërsa në vitin 2011 ishin 240 milionë përdorues.
Rishfaqet Sergei Shoigu
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, objekt i sulmeve të Evgeni Prigozhin, është shfaqur një ditë pas krizës ushtarake duke përcjellë mesazhin se pozitat e tij janë të pacenuara.
Ministria ruse e Mbrojtjes sqaroi se Shhoigu vizitoi një post komande të avancuar në Ukrainë ku është vënë në duke efiçenca e madhe e ushtrisë ruse në gjurmimin dhe shkatërrimin e sistemeve ukrainase të armëve dhe ushtarëve.
Hetimi ndaj Prigozhin vazhdon
Agjencia ruse e lajmeve “Tass” raporton se hetime penal ndaj revoltës së Evgeni Prigozhin nuk është mbyllur.
Agjencia citon burime nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërkohë që citon mediat vendase si gazeta “Kommersant” që përcjell të njëjtën gjë.
Vuçiç shpëton fytyrën/Policët e Kosovës u liruan me kërkesë të Orban
Janë liruar tre policët kosovarë të rrëmbyer nga forcat serbe. Kryeministri I Hungarisë, Viktor Orban ka njoftuar në tuiter se lirimi është bërë me kërkesë të tij drejtuar presidentit serb Aleksander Vuçiç, duke nënvizuar marrëdhëniet strategjike mes të dyja vendeve.
Lirimi me ndërmjetësinë e Orban dhe njoftimi në këtë drejtim është një tjetër truk propagandistik që do të thotë se Beogradi nuk iu nënshtrua presionit ndërkombëtar, por respektoi kërkesën e një miku.
Miti i Putin u vra
Problemet e krijuara nga revolta e Prigozhin, priret të sjellin pasojën më të rëndë të mundshme për Kremlinin në marrëdhëniet e tij me aleatët. Nuk është çështja vetëm te fakti se dikush merr guximin të ngrejë armët kundër autoritetit epror, por te fakti se mënyra si u zhvilluan ngjarjet dhe sesi një bërthamë prej 25 mijë vetash u organizuan për të kthyer drejtimin, dëshmon mungesë kompetence. Dhe kjo është më keq se çdo gjë tjetër.
Amerika kishte dijeni për planet e Wagner kundër Moskës
Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë pasur dyshime të forta se Evgeny Prigozhin po planifikonte një lëvizje të madhe kundër qeverisë ruse, disa ditë përpara se shefi i Wagner të urdhëronte trupat e tij të marshonin drejt Moskës. Lajmin e bën të ditur New York Times, duke cituar burime.
Shërbimi sekret rus: Përpjekja për të nxitur luftë civile dështoi
Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme dhe kryetari i Shoqatës Historike Ruse, Sergei Naryshkin, thotë se ajo që presidenti rus e quajti tradhti nga brenda ka dështuar.
"Për momentin, është e qartë se një përpjekje për të nxitur shoqërinë, për të zgjuar impulset e saj më të errëta dhe për të nxitur një luftë civile vëllavrasëse ka dështuar," tha ai në një deklaratë të postuar në kanalin Telegram të Shoqatës Historike Ruse.