Hetimi ndaj Prigozhin vazhdon

Agjencia ruse e lajmeve “Tass” raporton se hetime penal ndaj revoltës së Evgeni Prigozhin nuk është mbyllur.
Agjencia citon burime nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërkohë që citon mediat vendase si gazeta “Kommersant” që përcjell të njëjtën gjë.
Lajmi në fjalë i jep një tjetër ritëm tensioneve të brendshme në Rusi, pas njoftimeve se Prigozhin do të ndalonte atë që e quajti “Marshi i drejtësisë” drejt Moskës për shkak se nuk donte të derdhte gjak rus. Paraprakisht pati njoftime se hetimet e nisura ndaj tij dhe anëtarëve të grupit “Vagner” ishin pezulluar pavarësisht se në selinë e grupit në Shën Peterburg, shërbimet ruse të sigurisë konfiskuan rreth 48 milionë dollarë.
Zyrtarisht u tha se marrëveshjen për ndalimin e revoltës e ndërmjetësoi presidenti bjellorus Lukashenko që pranoi edhe strehimin e Prigozhin, por mbi termat e marrëeveshjes nuk dihet ende asgjë. Presidenti rus Putin e cilësoi tradhti revoltën dhe paralajmëroi masa të ashpra.
Add new comment