Rishfaqet Sergei Shoigu

Postuar në 26 Qershor, 2023 14:36

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, objekt i sulmeve të Evgeni Prigozhin, është shfaqur një ditë pas krizës ushtarake duke përcjellë mesazhin se pozitat e tij janë të pacenuara.

Ministria ruse e Mbrojtjes sqaroi se Shhoigu vizitoi një post komande të avancuar në Ukrainë ku është vënë në duke efiçenca e madhe e ushtrisë ruse në gjurmimin dhe shkatërrimin e sistemeve ukrainase të armëve dhe ushtarëve.

Megjithatë aktorë të ndryshëm në mediat sociale kanë vënë në dukje se videoja është përpara revoltës së Prigozhin, duke ngritur dyshime mbi pozitën aktuale të Shogu. Akuza kryesore që ngrihet prej Prigozhin është korrupsioni dhe paaftësia e Shoigu dhe shefit të Shtabit, Valeri Gerasimov në menaxhimin e operacioneve ushtarake me pasojë vdekjen e dhjetëra mijëra ushtarëve rusë.

Analistë të ndryshëm kanë theksuar se revolta ishte në fakt shpërthimi i një fërkimi të gjatë mes Prigozhin të grupit “Vagner” që u dëshmua shumë efektiv në operacione ushtarake në Ukrainë dhe ushtrisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.