Gjermania dërgon 4 mijë ushtarë në Lituani

Postuar në 26 Qershor, 2023 15:25

Katër mijë ushtarë gjermanë do të dislokohen në Lituani. Lajmin e bëri të ditur vetë ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, të cilit i referohet Politico. Trupat do të dislokohen në mënyrë permanente, çka do të thotë se paraprakisht duhet ndërtuar infrastruktura dhe objektet e trajnimit.

Njoftimi për atë që ministri gjerman e cilësoi "brigadë e fortë" në vendin baltik vjen pak kohë pasi vetë Pistorius ndoqi nga afër stërvitjet ushtarake të NATO-s në Lituani, krah sekretarit të Përgjithshëm të aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg.

Ideja e vendosjes së një brigade luftarake në Lituani është hedhur menjëherë pas fillimit të operacionit ushtarak rus në Ukrainë. Megjithatë, afati i qëndrimit të kësaj njësie në Lituani ka mbetur i diskutueshëm për shumë kohë. Vilniusi e kërkoi një njësi permanente, por qeveria gjermane nuk u angazhua menjëherë.

Tashmë, vendimi është marrë dhe ai ka miratimin e qeverisë dhe opozitës gjermane. Duket se zhvillimet e befta në Rusi fundjavën e kaluar, që lidhen me rebelimin e grupit Wagner, e kanë përshpejtuar këtë vendim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.