Rusia paralajmëron pushtimin e Kievit

Një postim i Ministrisë së Jashtme Ruse paralajmëron se lufta e Ukrainës do të ketë fatin e asaj të Irakut, Vietnamit dhe përpjekjes së dështuar kundër Fidel Kastros në Kubë.
Në Tuiter, Ministria e Jashtme e Rusisë shprehet se luftërat që kanë pasur pas SHBA-të kanë përfunduar të gjitha me kosto të rënda financiare dhe njerëzore, duke shtuar se së shpejti atyre do t’u bashkohet edhe lufta në Ukrainë.
Luftërat e drejtuara dhe të sponsorizuara nga Amerika kanë të njëjtën skicë: humbje poshtëruese, tërheqje në nxitim e sipër, aleatë të braktisur. Rezultati: paratë e taksapaguesve që shkojnë dëm dhe jetë njerëzore të humbura.
Gjiri i Derrave – 1961
Saigon – 1975
Kabul – 2021
Kiev – së shpejti
Comments
Eh!
Po Bagdadin perse nuk e permend ky? Po Grenaden? Dhe se fundi fare, po KOSOVEN?
Ama e nxori ne twitter
Ama e nxori ne twitter Ministria e jashtme, vate puna, kaq e pati edhe Ukraina, gjynah gjithe ajo lufte e sakrifice.
Add new comment