Vuçiç shpëton fytyrën/Policët e Kosovës u liruan me kërkesë të Orban

Postuar në 26 Qershor, 2023 13:13

Janë liruar tre policët kosovarë të rrëmbyer nga forcat serbe. Kryeministri I Hungarisë, Viktor Orban ka njoftuar në tuiter se lirimi është bërë me kërkesë të tij drejtuar presidentit serb Aleksander Vuçiç, duke nënvizuar marrëdhëniet strategjike mes të dyja vendeve.

Lirimi me ndërmjetësinë e Orban dhe njoftimi në këtë drejtim është një tjetër truk propagandistik që do të thotë se Beogradi nuk iu nënshtrua presionit ndërkombëtar, por respektoi kërkesën e një miku.

Është e qartë se një sjellje e tillë publike ilustron se cila është natyra e pushtetit të Vuçiç që me rrëmbimin e tre policëve konfirmon se asgjë nuk ka ndryshuar që nga vitit 1999.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.