Zgjidhja e çështjeve të sigurisë gjendet te legjislacioni i Kosovës

Postuar në 16 Qershor, 2023 13:28

Sot në Kosovë janë regjistruar disa incidente mes të cilave përpjekje për të hyrë me dhunë në godinën e komunës së Leposaviçit, apo edhe sulme ndaj rajoneve policore në Mitrovicën e Veriut.

Sipas të dhënave incidentet nuk kanë sjellë të lënduar, por ato shenjojnë një stad të ri të përballjes mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar që janë aktualisht në një konfrontim policor.

Me zhvillimet në terren Perëndimi është detyruar të barazojë në apelin e vet përgjegjësinë e Kosovës dhe Serbisë kur ka bërë thirrje të dyja palëve për ulje tensionesh. Presidenti serb Vuçiç është ankuar sërish se problemi qëndron në Prishtinë dhe te Kryeministri i saj, Albin Kurti, që sipas tij po kërkon luftë.

Në kushtet e tanishme duhet të themi se Kosovës i mjafton durimi, pasi aktet e palës serbe ilustrojnë kufirin e reagimit të saj. Kërcënimi i shumëtrumbetuar nga Beogradi ndaj popullsisë serbe nuk ekziston dhe kriza aktuale po hyn në shinat e një krize politike të zakonshme për çdo vend, e cila duhet të ketë zgjidhje ligjore sipas legjislacionit të brendshëm të Kosovës.  

Mënyra sesi u soll Perëndimi kësaj radhe, duke krijuar alibinë e zgjidhjes immediate në kontekstin e një krize të gjerë në Ukrainë, përjashton opsionin e një zgjidhjeje të lehtë dhe me koncesione të njëanshme, pasi nëse ka një gjë që na ka mësuar historia është se asnjë i huaj nuk zgjidh krizën e tjetërkujt, vetëm e konservon atë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.