Serbia nxjerr shefin e Shtabit të Ushtrisë për të paralajmëruar se janë gati për luftë

Postuar në 23 Qershor, 2023 18:27

Është shfaqur në një të ashtuquajtur Fjalë drejtuar Kombit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç. Ai ka folur për terrorin dhe pogrom ndaj serbëve të Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që akuzohet se këron vetëm luftë.

Ndër të tjera, Mojsiloviç ka kërkuar nga KFOR që të marrë masa për sigurimin e serbëve që jetojnë në Veri të Kosovës duke deklaruar se ushtria serbe po monitoron me ankth të madh situatën e krijuar.

Ushtaraku serb ka vënë në dukje se ushtria serbe do të zbatojë çdo urdhër të Komandantit Suprem në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe Kartën e OKB-së.

Në Beograd janë shqetësuar për shkak të arrestimit të një tjetër qytetari me kombësi serbe në Kosovë, Nenad Orloviç, i akuzuar se ka marrë pjesë në protestat e dhunshme kundër KFOR.

Situata është në kufijtë e një teatraliteti grotesk kur disa sillen sikur kanë në dorë Luftën e Yjeve dhe do ta shpallin atë në emër të të drejtave të disa njerëzve të arrestuar që as nuk janë gjykuar ende. Shtuar kësaj dramën e vetmuar nga Tirana për qametin dhe Ballkani si Fuçi Pordhësh kompletohet në karikaturizimin e plotë të vetes. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Na pri baca Albin. Ta cojme shkijen ne Urale. Jena gati me vdeke. Rrnofte Kosova.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.