Gjenerata e fundit që sheh Amazonën

Postuar në 23 Qershor, 2023 17:10

Kolapsi ekologjik mund të jetë shumë më afër sesa është menduar deri tani.

Një e pesta e ekosistemeve në mbarë botën, duke përfshirë pyjet tropikale të Amazonës, janë në rrezik të një shkatërrimi katastrofik brenda një jete njerëzore.

Mund të jemi gjenerata e fundit që sheh Amazonën”, thotë prof. Simon Willcock i Rothamsted Research, njëri nga autorët e studimit të publikuar në “Nature Sustainability”.

Organi më i lartë këshillues shkencor i Kombeve të Bashkuara, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, në raportin e fundit, thotë se ka gjasa  për një pikë kthese në Amazonë deri në vitin 2100.

Megjithatë, disa shkencëtarë me bazë në Brazil, përfshirë Carlos Nobre, kanë paralajmëruar se kjo mund të ndodhë shumë më shpejt. Studimi i ri nënvizon këtë perspektivë alarmante dhe vëren se shumica e studimeve deri më tani janë fokusuar te një nxitës i shkatërrimit, si ndryshimi i klimës ose shpyllëzimi. Por kur e kombinon këtë me kërcënime të tjera, si stresi i ujit, degradimi dhe ndotja e lumenjve nga minierat, shkatërrimi vjen shumë më shpejt.

Ekipi i shkencëtarëve nga universitetet e Southampton, Sheffield dhe Bangor, si dhe Rothamsted Research, mbajti nën vëzhgim dy ekosisteme liqenesh dhe dy pyje, duke përdorur modele kompjuterike me 70 000 variabla. Ata zbuluan se deri në 15% të kolapseve ndodhën si rezultat i streseve të reja ose ngjarjeve ekstreme, edhe pse stresi primar mbahej në një nivel konstant.

Konkluzioni që ata nxorën ishte se edhe nëse një pjesë e një ekosistemi menaxhohet në mënyrë të qëndrueshme, streset e reja si ngrohja globale dhe ngjarjet ekstreme të motit mund ta kthejnë ekuilibrin drejt një kolapsi.

Ndërsa qëllimi i studimit ishte i kufizuar, autorët thanë se rezultatet treguan nevojën që politikëbërësit të veprojnë me më shumë urgjencë.

Studimet e mëparshme të pikave ekologjike sugjerojnë kosto të konsiderueshme sociale dhe ekonomike nga gjysma e dytë e shekullit XXI e tutje. Gjetjet tona sugjerojnë potencialin që këto kosto mund t’i shohim shumë më shpejt,” vuri në dukje prof. John Dearing.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.