Ministri i Brendshëm i Serbisë: Vrasësi i Oliver Ivanoviç mbrohet nga autoritetet gjermane
Ministri serb Bratislav Gashiç deklaron se autoritetet serbe e dinë se kush e ka vrarë ish-drejtuesin e serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç. Ai ka praqitur një raport të zgjeruar të grupit të punës që është ngritur për këtë çështje dhe sipas tij vrasësi ndodhet në Gjermani nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane.
Ne e dimë me saktësi se kush është vrasësi dhe ne u kemi kërkuar autoriteteve gjermane nën mbrojtjen e të cilave ky njeri është në këtë moment që të na japin të gjithë informacionin. Kemi fotografi nga aeroporti i Tiranës kur ai ka zbritur, kemi fotografi kur hyri në Prishtinë, kemi fotografi kur hyri në apartament dhe kërkesa jonë konstante drejtuar partnerëve, miqve tanë, është të na japin të gjitha pamjet kamera të satelitëve dhe thonë se nuk është e mundur. Ka patur mjergull. Ka mjergull në Londër 350 ditë në vit, tani ka një ditë në Mitrovicë…Rasti është zgjidhur në mënyrën sesi e zgjidhin profesionistët
citohet minsitri i Brendshëm serb.
Nga ana e vet autoritetet e Kosovës kanë ngritur akuzë me gjashtë të dyshuar, ndërkohë që në korrik të vitit 2019, mediat në Serbi qarkulluan emrin e Florim Ejupit, si autor të dyshuar.
Add new comment