Ministrja e Jashtme e Kosovës: Të zëvendësohet Lajçak! Shpesh mban qëndrimin e Vuçiçit
Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla – Schëartz ka akuzuar ndërmjetësin europian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, se është i njëanshëm dhe adopton shpesh qëndrime të Presidentit serb, Aleksander Vuçiç.
Përshkallëzimi është rezultat i një strategjie të gabuar. I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, shpesh mban qëndrimin e Vuçiqit. Jo vetëm që kjo është vdekjeprurëse për ndërmjetësimin; e inkurajon Vuçiqin të përshkallëzohet.
Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme, madje ka edhe trupa Wagner në vend. Një strategji e re nevojitet urgjentisht, duke përfshirë staf të ri, nëse duam të ndalet përshkallëzimi
ka thënë ajo në një intervistë për austriaken “Der Standard”, cituar nga media të Kosovës.
Gërvalla ka kërkuar zëvendësimin e Lajçak duke shtuar se nuk duhet lejuar që Ballkani të hyjë në luftë për shkak të disa diplomatëve që ajo i quajti të papërgjegjshëm.
Add new comment