Prigozhin tallet hapur. Kërkesë "Politico-s": Na ndihmoni të marrim F-35
Kreu i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, ka shfrytëzuar rastin e kërkesës për një koment nga “Politico” për të ironizuar mbi situatën aktuale në Ukrainë. Përmes një mesazhi zanor që publikohet nga media në fjalë, Prigozhin u kërkon gazetarëve që përmes kontakteve të tyre të mundësojnë shitje armësh dhe municionesh drejt Rusisë meqenëse ka mungesa.
Më tej, ai kërkon ndihmë edhe për blerjen e F-35, avionëve të gjeneratës së pestë dhe shumë të kërkuar në treg, duke anashkaluar kërkesën e bërë nëse ka marrë armë amerikane përmes kompanive nga SHBA. Prigozhin ka deklaruar se disponon sufiçit municioni perëndimor pas kapjes së Bakhmutit që sipas tij është lënë pas nga ushtria ukrainase.
Mesazhi duket se përcjell idenë se Rusia është e gatshme ta vazhdojë luftën për një kohë të gjatë dhe se problemet për të aktualisht janë me gjasë logjistike: nuk ka shumë armë dhe municion. Dëshira nuk mungon dhe as vullneti.
Comments
Duhet pyetur Berisha, ndoshta
Duhet pyetur Berisha, ndoshta sherbimet sekrete qe ai ka I dergojne ndonje fotografi apo video ku Prigozhin ben allish verish me Veliaj ose Ramen.
Se me Victor Bout Shkelzeni me Mediun e Fazlicin nuk merren.
Add new comment