Krijimi i aleancës anti-turke në Mesdhe dhe dyshimet për politikë turke me Pashalimanin
Egjipti ka njoftuar krijimin e një aleance anti-turke që synon frenimin e Ankarasë në veprimtarinë e saj destabilizuese në Libi dhe në Mesdhe. Aleanca në fjalë përfshin Greqinë, Qipron, Francën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ajo është zyrtarizuar gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të këtyre vendeve më 11 maj.
Përmes një deklarate të përbashkët lëshuar pak pas takimit, aleanca pesëpalëshe ka deklaruar se do të fokusohet në kundërshtimin e lëvizjeve turke në ujërat territoriale të Qipros, ku Turqia ka kryer kërkime “ilegale” në Mesdhe në hapësira nën sovranitetit qipriot
raporton Al-Monitor.
Në këtë lëvizje të re, pozicioni i Francës vlerësohet si shumë i rëndësishëm për shkak të pozitës së saj në BE dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Tariq Fahmy një profesor në universitetin e Kajros, nuk përjashton që aleanca në fjalë të marrë një përmasë ushtarake, një zhvillim ky që ndërlikon tej mase politikën në Mesdheun Lindor. Edhe për një shtet patatinash si Shqipëria.
Dhunimet e vazhdueshme të Turqisë në Libi dhe në Mesdhe me gjasë do të çojë në militarizimin e aleancës dhe krijimin e një force të përbashkët për mbrojtjen e interesave të vendeve të përfshira dhe për rritjen e koordinimit të informimit strategjik kundër Turqisë
citohet Fahmy.
Një aspekt joformal dhe shumë i rëndësishëm i kësaj që po ndodh është se Franca dhe Greqia po anashkalojnë NATO-n në mbrojtjen e interesave të tyre të sigurisë në një rajon të pasur si Mesdheu Lindor. Njësoj siç ka bërë edhe Turqia e cila ka marrë neutralitetin e ShBA-së për lëvizjet e saj që kulmuan me qarkullimin e një marrëveshjeje për delimitimin e ujërave detare me qeverinë e Tripolit. Ankaraja po kërkon të jetë pjesë e ndarjes së pasurisë në Mesdhe, diçka që nuk mund ta marrë sipas përcaktimeve aktuale të hartës politike, ndaj edhe vazhdon të improvizonë me pretendimet territoriale, apo duke presuar me Sirinë përmes krizës së refugjatëve.
Në këtë kuadër krijimi i aleancës nga një vend si Egjipti që konsiderohet si zemra e botës arabe dhe nga Franca krijon pikëpyetje të mëdha për një konflikt të armatosur të afërt. Çështja implikon edhe Shqipërinë që së fundmi ka shtuar përpjekjen që të riaktivizojë me rol ushtarak bazën detare të Pashalimanit. Në mediat greke është shkruar se kjo bazë do të kalojë te turqit çka e përfshin patjetër Shqipërinë si aneks të lojërave të Erdoganit në Mesdhe. Aleanca në fjalë është e përqendruar në politikën detare ndaj edhe prezenca e Turqisë në veriun e Greqisë nuk mund të mos krijojë shqetësime sigurie.
Këtu çështja nuk është se vendi ynë do të përfshihet në ndonjë skenar të nxehtë, sepse atë nuk e llogarit kush në çdo rast, por në faktin se politika në Tiranë ka siguri të shtuara për të qëndruar në pushtet duke shitur marrëveshje të tilla. Vitin e kaluar, ne pamë një lloj rivaliteti mes kryeministrit dhe presidentit në politikën e jashtme, kur vizitave në Turqi të të parit, i dyti “u dha përgjigje” me një vizitë një javore në Egjipt ku u fol për energjinë. Edhe së fundmi Ilir Meta ka lënë të kuptohet se është kundër pranisë ushtarake turke në Shqipëri, një zhvillim që pasqyron jo ndonjë qasje strategjike, por lobimet me të cilat ushqehet politika shqiptare.
Cilidoqoftë qëllimi i ambicies ushtarake të qeverisë së z. Rama, ato nuk fshehin dot prapavijën turke, teksa pak javë më parë u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak. Sigurisht ne nuk dimë asgjë, as edhe informohemi mbi këto lëvizje që e kanë shndërruar vendin ku jetojmë në plaçkë të katër – pesë hajdutëve.
Comments
Te jemi realist, nderhyrja e
Te jemi realist, nderhyrja e Turqise ne Libi nuk ka sjellur shkaterrime por vetem po rregullon paqen me nje qevrrisje legjitime e demokratike. E jo sic po ben Franca me EBA dhe Greqine duke perkrahur pucistin K Haftar qe, edhe ky si Sisi ka bere masakra me varre masive.
Ne se Libia eshte sot ne kaos ajo eshte si pasoje d nderhyrjes se Frances me Nicolas Sarkozy dhe B Levy.
Turqia kq interesat e saj dhe per kete nje qeveri demokratike e perkrahur nga OKB ne Libi eshte ne favor te kesaj te pares. Ne se Africa si kontinent vuan nga skamja dhe uria kjo eshte sepse Franca po ua oi gjakun me shiringe 80% popujve qe jetojne aty.
Turqia lufton per interesat e saj dhe ka treguar keto 2 dekada se nuk mbrapset. Nuk eshte si Shqiperia qe shet bythen per Perendimin kur dihet se ky i fundit e ka rrenuar si shtet totalisht.
Redaksia juaj harron se dy here Franca e ka degjeneruar ekipin e Kombetares sone dhe ne si shtet duke ua ngateruar himnin kombetar.
Urojme qe keto Shtete te mos na e sjellin edhe neve nje koleg te Sisit dhe Haftsrit per te na sunduar, mqns Rama ka politike pro turke.
Ndoshta Greqia do na e sillte K Mustaqin po te ishte gjalle rahmetliu.
Lufte nuk ka, ajo tashme po luhet ne Libi, aty ku ndahen interesat e te gjitha shteteve qe ju permendni. E sa per Qipron, td harroje Greqia dhe kjo e fundit se do te plotesojne ndonjehere ambiciet e tyre. Historia e ka treguar dhe po e tregon ritmet e zhvillimit ushtarak turk nuk kane te ndalur.
Turqia eshte e vendosur ne
Turqia eshte e vendosur ne disa skenare demtuese te vetvetes, duket per te ndare problemin kurd me se fundi, kuptohet me sa me pak humbje per 'te. Ne keto skenare te Turqise, Shqiperia nuk ka pse futet, vec ne qofte se edhe ajo ka ndryshime gjeo-etnike, por qe mund ta dmetojne shume si ne afat te shkurter, ashtu dhe ne afat te gjate.
Per mesdheun dhe grupin e peseshes
Aleanca peseshe nuk ka aq shume te beje me Turqine sa flitet po behet fjale per nje hap per te ruajtur statukuone greke ne Egje si dhe per te mos rrezikuar zonat Egjiptiane te influences. Padyshim Frances i intereson pjesemarrja pasi i kundervihet Italise qe anon ne krahun tjeter. Emiratet jane aty si kundershtare te Turqise por pa interesa direkte ne Mesdhe dhe Greqia, humbesja reale, qe mundohet te futet nen cdo cader te mundshme qe hapet nen shiun turk. Padyshim prania e Frances e con steken pak me lart por nuk duhet harruar qe flitet per mosmarreveshje ku tre nga vendet e interesuara jane anetare te NATO. Franca anon me shume na Egjipti, i cili sapo i bleu 2 helikoptermbajteset e destinuara per Rusine qe ia ruseve dhane per shkakte sanksioneve amerikane. Tani pritet edhe te lidhet kontrata per helikopteret e prodhuar ne France qe gjithshtu i mungojne Egjiptit. Padyshim mes Turqi dhe Egjipt, Franca dihet ke do zgjedhe. Dhe kjo eshte totalisht ne interesin e saj.
Nuk duhet harruar qe jo rastesisht Izraeli, vendi me nje ndikim shume te madh dhe direkt i perfshire ne interesa ne mesdhe, eshte jashte aleances peseshe. Duket si offbook por shkembimi tregetar dhe marreveshjet Turqi Izrael, pavaresisht retorikave publike, jane rritur. Izraelitet po kerkojne normalizim me Ankarane, dhe ajo ka zbutur tonet ne lidhje me palestinezet. Disa burime arabe hodhen fjale edhe per nje marreveshje Turqi-Izrael, pak a shume si ajo me Libine. Nje marreveshje e tille, do te bente qe pjese nga grupi i peseshes, te rishikonte qendrimin e vet. Dhe kjo mund ta linte grupin antiturk pa perfaqesues ne Keshillin e Sigurimit. Ne nje rast te tille askush nuk do te humbiste me shume se Greqia.
Persa i perket Shqiperise, nese drejtuesit e shtetit do kishin pak largpamesi,padyshim do mbanin anen e atij nga i cili perfitojne me shume. Bazuar ne marreveshjet ushtarake, apo edhe ato tregetare civile, Franca eshte larg kuritit te kampionit ne lidhje me Shqiperine. Per Greqine nuk behet fjale dhe SHBA jane mjaft te pa interesuar per me shume influenca ne Shqiperi. Mundesia qe turqia te perdore nje baye ne Shqiperi nuk eshte e vogel, po kjo ne pervec perfitimeve nuk sjell tjeter. Dihet se nderhyrjet ne Ballkan te Turqise jane bere gjithmone me miratimin qofte edhe te heshtur, te SHBA. Qe nga ultimatumi grekeve ne 97, nderhyrjet ne Kosove ne kohen e luftes deri te qendrimet ne lidhje me marreveshjen e Prespes, te gjitha kane patur miratimin amerikan nga pas.
Add new comment