pashalimani
NATO: Baza e Pashalimanit mund të përdoret për kërkesa operacionale
Agjencia Telegrafike Shqiptare njofton sot se NATO-ja ka folur me të për bazën detare të Pashalimanit. Në përgjigjen e vet Aleanca sqaron se po punon ngushtë me autoritetet ushtarake shqiptare për të përcaktuar mënyrën më të mirë sesi baza detare e Pashalimanit mund të mbështesë kërkesat operacionale detare të NATO-s.
Krijimi i aleancës anti-turke në Mesdhe dhe dyshimet për politikë turke me Pashalimanin
Egjipti ka njoftuar krijimin e një aleance anti-turke që synon frenimin e Ankarasë në veprimtarinë e saj destabilizuese në Libi dhe në Mesdhe. Aleanca në fjalë përfshin Greqinë, Qipron, Francën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ajo është zyrtarizuar gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të këtyre vendeve më 11 maj.
NATO fut në sirtar Pashalimanin
Kërkesa e ministres shqiptare të Mbrojtjes, Olta Xhaçka për t’i vënë në dispozicion NATO-s bazën e Pashalimanit është futur në sirtar nga zyrtarët e Aleancës. Këtë la të kuptohet kreu i saj, Jens Stolltenberg në konferencën e përbashkët me Presidentin, Ilir Meta. I pyetur për ofertën nga Shqipëria, Stoltenberg theksoi se NATO aktualisht po investon në bazën ajrore të Kuçovës dhe nuk ka ende një vendimarrje për propozimet e tjera.
Dossier/Pikëpamja sovjetike e kohës: Baza e Pashalimanit u likujdua njësoj si bazat e Finlandës dhe ajo e Port Arthur
Universiteti i Georgetown ka publikuar një memorandum të Anastas Mikojanit, i dërguar i liderit sovjetik Hrushov në Kubë, rreth bisedës katër orëshe që ai kishte bërë më 22 nëntor 1962 me Fidel Castro, Ernest Guevara dhe drejtues të tjerë kubanë.