NATO fut në sirtar Pashalimanin
Kërkesa e ministres shqiptare të Mbrojtjes, Olta Xhaçka për t’i vënë në dispozicion NATO-s bazën e Pashalimanit është futur në sirtar nga zyrtarët e Aleancës. Këtë la të kuptohet kreu i saj, Jens Stolltenberg në konferencën e përbashkët me Presidentin, Ilir Meta. I pyetur për ofertën nga Shqipëria, Stoltenberg theksoi se NATO aktualisht po investon në bazën ajrore të Kuçovës dhe nuk ka ende një vendimarrje për propozimet e tjera.
“Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në NATO. Deri tani nuk ka pasur asnjë vendimmarrje për sa i përket ndërtimit të bazave ushtarake në Shqipëri” -theksoi Stoltenberg.
Pak ditë më parë ishte ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka që përcolli në disa media lajmin se i kishte kërkuar NATO-s të kthente në bazë të sajën, bazën e Pashalimanit.
Comments
Mendja e Oltes e nxjerr ne
Mendja e Oltes e nxjerr ne ankand te gjithe Shqiperine per karriken e vet! Nuk eshte vetem Kucova e Pashalimani, por ajo nuk la vend te Shqiperise pa e ofruar ne perdorim te USA dhe Izraelit. Ne gjuhen dipllomatike keto quhen: prostituta politike.
Add new comment