Një arrestim, litania reforma, reforma, reforma dhe palaçot që bëjnë avokatin

Postuar në 29 Shkurt, 2020 11:31

Në Tiranë u arrestua Henri Çili. Akuzohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të ulur dënimin penal të dikujt. Policia deklaroi se ka përgjime.

Çili ka qenë gazetar, më pas sipërmarrës, botues dhe një njeri që ka zgjedhur përherë të jetë afër çdo pushteti.

24 orë pas arrestimit të tij në mediat pranë pushtetit, për arsye që nuk ka kurrfarë rëndësie ka nisur një lloj avokatike ndaj tijm duke folur për meritat, aftësinë, suksesin dhe atë që ka arritur. Çështja është se kjo avokati tradhëton të gjithë pseudomoralin fals të të njëjtëve njerëz që u kanë grisur bythën njerëzve me vite për reformën në drejtësi. Sesa e mirë është ajo e se çfarë zhvillimi do të sjellë.

Reforma, reforma, reforma deri më dje. Sot kërkojnë që reformën ta kalibrojnë në qitje aty ku u leverdis.

Sigurisht që gjyqi popullor nuk është gjë e mirë. Por në media nuk ka ndodhur ndonjë gjë e tillë për z. Çili, I cili ka të gjithë të drejtën të mbrohet e të sqarojë pozicionin e vet. Dhe ka edhe mundësitë dhe mjetet që ta bëjë këtë lirshëm dhe pa kufizimet që mund të ketë dikush tjetër.

Por deri atëherë funksionon parimi i prezumimit të pafajësisë. Çfarë duhet atëherë kjo avokatia e palaçove të çdo ekrani dhe portali?

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

I bejne avokati sepse i beri te gjithe me Master. Deri edhe mergaten e qyqeve te Amerikes e mbushi me po te njejten gje, ngeli pa iu dhene PHD edhe gomereve.
I jane borxhlinj per "shkollimin" qe iu beri........

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.