Palestinezi arrestohet gabimisht pas postimit në Facebook

Postuar në 22 Tetor, 2017 23:54

Policia e Izraelit arrestoi gabimisht një punëtor palestinez pasi mori për bazë postim të tij në facebook të përkthyer gabim nga softueri automatik i Facebook-ut. Palestinezi u arrestua pasi kishte përshëndetur mirëmëngjes me një postim, i cili u keqinterpretua nga asnjë oficer i policisë. Postimin palestinezi e shoqëroi me një fotografi nga vendi i ndërtimit pranë Jerusalemit. Në foto ai shfaqet i mbështetur në një buldozer me nëntitullin: "Mirëmëngjes" në arabisht.

Shërbimi automatik i përkthimit i ofruar nga Facebook përdori një algoritëm që përshëndetjen “mirëmëngjes” në arabisht e përktheu "sulmoni ata" në hebraisht, duke hedhur dyshime për një sulm terrorist. Pasi u mor në pyetje, policia e kuptoi gabimin dhe e lëshoi atë pas disa orësh.Policia e Judesë dhe Samarisë konfirmuan se incidenti lidhej me një gabim në përkthim, gjë që çoi në arrestimin e gabuar. Policia pranoi se përkthimi i saktë ishte "mirmëngjes ".

https://www.haaretz.com/israel-news/1.818437

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.