Rezoluta e PE-së për Maqedoninë/Asnjë shenjë e Platformës së Tiranës. Marrëveshja e Ohrit rikonfirmohet si kornizë bazë

Postuar në 15 Qershor, 2017 13:38

Rezoluta e fundit e Parlamentit Europian për Maqedoninë, miratuar më 14 qershor 2017, ka shumë interes edhe për Shqipërinë, një vend, qeveria e të cilit u përpoq të interferonte dhe ndikonte zhvillimet politike poszgjedhore në atë vend. Dhe siç rodhën ngjarjet, Shqipëria si instrument i tjetërkujt ja doli të bëhej pjesë e një krize e cila bëri kryeministër një person që nuk arriti të dilte parti e parë me votë. Në çdo rast Rezoluta që bazohet mbi raportin e Komisionit Europian për këtë vend për vitin 2016, është një pikë e rëndësishme për ecurinë drejt proceseve integruese, ndaj pikat e saj duhen veçuar për të kuptuar se ku kalojnë detyrimet e Shkupit në ato çështje që kanë të bëjnë me bashkëombësit tanë në Maqedoni.

Rezoluta nis duke mbajtur në konsideratë si premisa disa dokumente bazë dhe marrëveshje mes të cilave përfudimet e Samitit të Selanikut të vitit 2003, Marrëveshjen e Stabilizim –Asociimit, Marrëveshjen e Ohrit, marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE dhe Marrëveshjen e Pržino e korrikut 2015. Mund të kuptohet se në raport me çështjet shqiptare Marrëveshja e Ohrit, e cila Tiranës zyrtare i rri ngushtë, siç e ka bërë të qartë, dhe ajo e Pržino kanë interes direkt, ndërkohë që dokumentet e tjera prodhojnë detyrime të përgjithshme për vendin. Marrëveshja e Ohrit merr këtu një tjetër rëndësi, sa kohë që partitë shqiptare, aktuaisht një pjesë në qeverinë e re, kërkuan të impononin një draft alternativ, që tejkalonte Ohrin, e cila nga maqedonasit u quajt Platforma e Tiranës. Po kështu marrëveshja e korrikut 2015 mes partive politike me ndërmjetësim të BE-së kërkon hetim të ngjarjeve që lidhen me përgjimet, të ashtuquajtura bomba të Zaevit, por në rezolutë p.sh nuk i kushtohet rëndëis hetimit të ngjarjeve të Kumanovës, për të cilat qeveria e Tiranës kërkoi fillimisht hetim ndërkombëtar.

Le të mbajnë parasysh se me krizën e fundit u synua të goditje Ohri si një kornizë e pamjaftueshme për jetësimin e të drejtave të shqiptarëve, duke ofruar një dokument alternativ, i cili u refuzua nga Zaev me shkrim ditën e betimit. Por Platformën e Tiranës e hodhi poshtë tërthorazi edhe Ali Ahmeti me atë mënyrën e tij për të mos thënë asgjë duke qenë përherë në deklarim.

Në pikën 22 të rekomandimeve, Rezoluta thekson nevojën e zhvillimit të censusit, që indirekt intereson shqiptarët, ndërkohë që pika 28 kërkon nga autoritetet dhe shoqëria civile që “marrin masat e duhura për të arritur pajtimin historik me synim kapërcimin e ndasive mes dhe brenda etnive të ndryshme dhe grupeve nacionale, përfshirë qytetarëve me identitet bullgar”.

Të vihet re këtu sesi theksohet çështja e qytetarëve bullgarë, ndërkohë që një rol eventual i diplomacisë shqiptare mund të ishte lobimi për theksimin eksplicit të çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët. Me interes është edhe pika 30 e cila inkurajon tërheqjen e arkivës së shërbimeve sekrete jugosllave nga Serbia dhe nisjen e procesit të lustracionit. Në tërësi dokumenti rimerr situatën maqedone në plan formal aty ku ishte përpara se Zaevit t’I hipte dalldia e bombave dhe përpara se kjo krizë të niste për të prodhuar mandej një qeveri që nuk I lë gjë mangut asaj të Gruevskit. Një element tjetër është ai se këmbëngulja për zbatimin e Marrëveshjes së Pržino nënkupton hetim të Gruevskit të cilin me gjasë shumëkush e ka siklet tashmë.

https://europeanwesternbalkans.com/2017/06/15/european-parliament-resolu...

Comments

Submitted by Komentues (not verified) on

S'eshte se Shqiperia ndikoi qe dikush qe ka marrur me se shumti vota te mos behet kryeminister. Autori i tekstit duhet ta dij' qe ne demokraci pushtetin e merr ai qe ka shumicen. Nga zgjedhjet e fundit, ish kryeministri nuk arriti ta beje shumicen, meqe partite tjera nuk donin te bashkepunonin me te.

Aq shume u insistua qe vota e partise se Gruevskit te mbivleresohej, sa qe kryetari i Maqedonise, edhe ai i perzjghedhur, nominuar, dhe dirigjuar nga Gruevski, e vonoi jashta kornizes kushtetuese dhenien e mandatit kandidatit tjeter per formim qeverie. Vetem pas presionit nderkombetar - qe eshte shume i nevojshem ne shtetet e Ballkanit, kur kemi zaptim te (pu)shtetit - dhe atij te brendshem, u arrit qe vullneti i shumices te pranohet dhe LSDM-a e Zaevit te formoje qeveri.

Edhe nje here, shumicen ne Kuvend e ka Zaevi; Gruevski nuk e pati, dhe par ate tash pritet t'i nenshtrohet hetimit per te gjitha krimet dhe vjedhjet e bera gjate sundimit te tij.

Per fund, "dalldia e bombave" edhe mund te shkruhej ndryshe, si psh "rrezikimi per ta marrur vesh te verteten", meqe nuk ishte e lehte ne ate regjim ku cdo gje kontrollohet nga partia e sherbimi sekret, ti te zbuloje aferat e qeveritareve me ze e figure. Provojeni sa per ndryshim, dhe mbase e kuptoni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.