platforma e tiranes
Ivanov: "Platforma e Tiranës ktheu krizën politike në krizë kushtetuese në Maqedoni"
Presidenti i Maqedonisë George Ivanov, ka mbajtur sot fjalën vjetore në Parlament, përmes së cilës ka evidentuar problematika të ndryshme mes të cilave edhe ajo më kryesorja, kriza kushtetuese paszgjedhore.
Ivanov ka qenë i drejtpërdrejtë kur ka cilësuar se Platforma e Tiranës provokoi krizën në Maqedoni, duke mos hequr asgjë nga ato që janë thënë dhe deklaruar më herët nga përfaqësues të pushtetit të kaluar në vendin fqinj.
Rezoluta e PE-së për Maqedoninë/Asnjë shenjë e Platformës së Tiranës. Marrëveshja e Ohrit rikonfirmohet si kornizë bazë
Rezoluta e fundit e Parlamentit Europian për Maqedoninë, miratuar më 14 qershor 2017, ka shumë interes edhe për Shqipërinë, një vend, qeveria e të cilit u përpoq të interferonte dhe ndikonte zhvillimet politike poszgjedhore në atë vend.
Platforma e Tiranës nis të humbasë terren. Ahmeti: Ka çështje që duhen diskutuar
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se Platforma e Tiranës ka çështje të cilat do të shtrohen për diskutim, duke mos shfaqur asnjë lloj qëndrimi kategorik për zbatimin e saj, që në fakt edhe katalizoi ndryshimin e pushtetit në Maqedoni. Vetë kryeministri Zaev u zotua para presidentit se dokumenti nuk do të zbatohet.
Zaev merr mandatin. Jep garanci me shkrim dhe lexon tekstin përjashtues për Platformën e Tiranës
Një pikë kritike e krizave ballkanike duket se ka humbur sot intensitetin teksa presidenti maqedonas George Ivanov ka dorëzuar mandatin për krijimin e qeverisë kreut të LSDM-së, Zoran Zaev. Mediat në Maqedoni raportojnë për takimin e zhvilluar mes dy politikanëve, të cilët kanë rënë dakord me kushtin se Zaev ka dhënë garanci me shkrim që dispozitat e Platformës së Tiranës nuk do të adoptohen gjatë qeverisjes së tij.
Platforma e Tiranës/Synohet edhe ndryshimi i emrit të shtetit në Maqedoni
Ish – kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka bërë thirrje për përgatitje të popullit për rezistencë në eventualitetin që sipas tij Platforma e Tiranës do të vihet në zbatim. Ai ka deklaruar se qëllimi i këtij dokumenti është ripërkufizimimi shtetit, por edhe ndryshimi i emrit. Ky deklarim i fundit është si të thuash sqarim i mëtejshëm i shqetësimit të hedhur edhe nga presidenti Ivanov se Platforma synon të krijojë një shtet binancional.
“BE-ja ka diskutuar Platformën e Tiranës, por nuk e dënon dot publikisht së dëmtohet Edi Rama”
Presidenti maqedonas George Ivanov ka vijuar edhe dje me interpretimin e Platformës së Tiranës si dokument që cenon rendin kushtetues të vendit. Në një intervistë për televizionin kombëtar kroat, HTV, Ivanov shprehet se platforma e adoptuar nga partitë shqiptare, e kthen Maqedoninë nga një vend multetnik unitar në një vend binacional. Sipas tij dokumenti çon në amendim të Marrëveshjes së Ohrit, duke lënë të kuptohet se teknikisht Platforma nuk rrjedh por mbivendoset mbi të.
Ivanov ndërkombëtarizon krizën/Letër Trump, Erdogan, Stoltenberg dhe Tusk
Presidenti I Maqedonisë, George Ivanov ka ndërmarrë një aksion diplomatik përmes të cilit akuzohet Tirana zyrtare, nominalisht kryeministri shqiptar, Edi Rama, për hartimin e një platforme që sipas tij vë në rrezik sovrantitetin e Maqedonisë. Është domethënëse, që Ivanov e ka ndërmarrë aktin përmes një letre që i është dërguar presidentit amerikan Donald Trump, sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, presidentit të Këshillit të Europës, Donald Tusk dhe presidentit turk, Erdogan.
Protesta të sllavëve kundër Platformës së Tiranës. Në sheshe edhe aktorë e këngëtarë
Menjëherë sapo Federica Mogherini kërkoi nga presidenti maqedonas Ivanov që të rishikojë vendimin e tij për të mos I dhënë mandatin Zoran Zaevit për krijimin e qeverisë, protestat kanë nisur në disa qytete të këtij vendi. Siç raporton agjencia MIA, protestat janë mbajtur për të kundërshtuar Platformën e Tiranës. Aty janë përfshirë edhe artistë, si aktorja Snezana Konevska Rusi, e cila duke iu bashkuar shoqatës “Për një Maqedoni të Bashkuar” u bëri thirrje të gjitha partive që të mos votojnë për një vend bilingual.
Oferta e Gruevskit: Mbështetje për Zaevin kryeministër, nëse heq dorë nga Platforma e Tiranës
Nikola Gruevski ka bërë lëvizjen e fundit për të ndalur institucionalizimin e asaj që thirret si Platforma e Tiranës, apo dokumenti i partive shqiptare në Maqedoni, i cili vendos kushte të reja për konstitucionalizimin e të drejtave shqiptare aty. Në një poostim në faqen e tij në Facebook, cituar nga agjencia MIA, Geruevsi i premton kreut të LSDM-së, Zoran Zev se do të japë votot për krijimin e qeverisë së tij, pra votat e VMRO-DPMNE për LSDM-në, edhe nëse Zaev synon ndjekjen penale ndaj Gruevskit. KJo vetëm nëse kreu I opozitës heq dorë nga pranimi i Platformës së Tiranës.