Oferta e Gruevskit: Mbështetje për Zaevin kryeministër, nëse heq dorë nga Platforma e Tiranës
Nikola Gruevski ka bërë lëvizjen e fundit për të ndalur institucionalizimin e asaj që thirret si Platforma e Tiranës, apo dokumenti i partive shqiptare në Maqedoni, i cili vendos kushte të reja për konstitucionalizimin e të drejtave shqiptare aty. Në një poostim në faqen e tij në Facebook, cituar nga agjencia MIA, Geruevsi i premton kreut të LSDM-së, Zoran Zev se do të japë votot për krijimin e qeverisë së tij, pra votat e VMRO-DPMNE për LSDM-në, edhe nëse Zaev synon ndjekjen penale ndaj Gruevskit. KJo vetëm nëse kreu I opozitës heq dorë nga pranimi i Platformës së Tiranës.
“Jemi të gatshëm të mbështesim LSDM-në në pushtet si një qeveri të pakicës nëse ata heqin dorë nga ligji për gjuhën, nga Platforma e Tiranës dhe nga propozimet për të ridefinuar dhe degraduar Maqedoninë. Nëse Zaev insiston kaq shumë për të qenë kryeministër i Maqedonisë ne do ta lejojmë atë të zbatojë programin e tij, deri aty sa ai të mos sulmojë shtetin dhe interesat kombëtare. Mund të na godasë nëse dëshiron, por jo shtetin. Do të dal vullnetar nëse kjo është kërkesa e Zaev, që të arrestohem, burgosem, të më bëjnë presion dhe sërish VMRO-DPMNE do ta mbështesë qeverinë e tij të pakicës deri në zgjedhjet e ardhshme për të cilat mund të biem dakord tani. Le të më sulmojë, por duhet të ndalet së sulmuari themelet e shtetit. Duhet ta marrë këtë si një ofertë të hapur nga ana ime”, deklaroi Gruevski.
Sipas ish-kryeministrit maqedonas, ligji për gjuhën që njeh zyrtarizimin e shqipes në mbarë territorin maqedonas do të çojë drejt ndasive etnike, ndërkohë që ai ka bërë të ditur se I ka propozuar Ali Ahmetit zyrtarizimin e çdo gjuhe aty ku ka prezencë etnike korresponduese në masën 20%. Më tej akoma ai shkruan se operacioni për ndarjen e Maqedonisë ka mbështetjen e Soros, duke nënvizuaar se “atëherë kur një pjesë e politikanëve nuk e mbrojnë shtetin, kjo është detyra e qytetarëve të tij”. Oferta e Gruevskit, që duhet thënë se është sa demagogjike, aq edhe maksimale, presupozohet se funksionon si një karrem nacionalist: ajo ofron daljen nga kriza kushtetuese dhe politike duke pranuar Zaevin kryeministër, por duke kërkuar marrëveshje paraprake për datën e zgjedhjeve të reja. Është e qartë se me BDI-në në qeveri, hetimi dhe arrestimi i Gruevskit është i vështirë dhe ka kosto dhe po kaq e qartë se në këto kushte Zaev dhe LSDM do të duhet të varen plotësisht te partnerët e tyre shqiptarë dhe të huajt. Diçka që në finale i lë rrugën e nacionalizmit të hapur vetëm VMRO-DPMNE-së. Taktikisht ish-kryeministri maqedonas nuk ka vepruar keq: ai ofroi shumëçka për Ali Ahmetin I cili duket qartë se merr urdhëra nga tjetërkund për vendimet e tij. Po kështu, Gruevski kërkoi dhe dha intervistë për një gazetë shqiptare për të sqaruar pozicionin e tij për opinionin shqiptar dhe për të bërë të kuptohet se dokumenti i partive shqiptare hedh farën e konfliktit.
Comments
Para pak kohesh, pikerisht ne
Para pak kohesh, pikerisht ne nje artikull te botuar ketu, une bera pyetjen: "pse te gjithe e perjashtojne apriori nje aleance ndermjet partive FYROM-iste?!!"
Add new comment