Platforma e Tiranës/Synohet edhe ndryshimi i emrit të shtetit në Maqedoni

Postuar në 08 Prill, 2017 10:29

Ish – kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka bërë thirrje për përgatitje të popullit për rezistencë në eventualitetin që sipas tij Platforma e Tiranës do të vihet në zbatim. Ai ka deklaruar se qëllimi i këtij dokumenti është ripërkufizimimi shtetit, por edhe ndryshimi i emrit. Ky deklarim i fundit është si të thuash sqarim i mëtejshëm i shqetësimit të hedhur edhe nga presidenti Ivanov se Platforma synon të krijojë një shtet binancional.

http://www.alsat-m.tv/gruevski-me-popull-kunder-platformes-nga-tirana/

Teza e ndryshimit të emrit në kuptimin që e përmend Gruevski implikon pasoja edhe më të gjera sesa marrëdhëniet me Shqipërinë. Nëse marrim të mirëqenë tezën e mësipërme emri i ri do të duhet të përmendë edhe shqiptarët, apo cilësorë të tjerë që e zgjerojnë emrin e tanishëm Republika e Maqedonisë. Kjo do të zgjidhte vetiu çështjen e emrit me Greqinë e cila e lidhe emrin aktual me pretendime territoriale që datojnë para Luftës I Botërore. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.