Udhëhiq protestën, unë do udhëheq vendin

Postuar në 01 Shkurt, 2017 13:17

Debate të forta kanë përfshirë Dhomën e ulët të parlamentit britanik rreth vizitës së kryeministres Theresa May në SHBA. Përfaqëesuesi i laburistëve, Jeremy Corbyn, ka deklaruar që kryeministrja të distancohet nga deklaratat e Trump për disa çështje. Po kështu ai ka bërë thirrje që të tërhiqet ftesa për vizitën e Trump në Britani. May ka qenë e vendosur në mbrojtjen e qëndrimeve të veta kur ka thënë se në disa tema presidenti amerikan ka ndryshuar qëndrim. “Ti udhëhiq një protestë, unë kam ndërmend të udhëheq një vend”, ka thënë May me një arrogancë që i përshfaqet në çdo sekondë kur flet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.