corbyn
Braktiset edhe nga strategu i partisë
Partia Laburiste britanike ka marrë së fundmi një goditje të fortë teksa strategu i saj, Andrew Fisher, ka njoftuar largimin. Fisher që është autor i manifestit të fundit, ka deklaruar se largohet në fund të vitit me justifikimin zyrtar se do t’i dedikohet familjes dhe fëmijëve. Por mediat në Britani shkruajnë se largimi lidhet me perspektivën e zymtë që e sheh partinë dhe liderin e sa Jeremy Corbyn humbës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Laburistët kundër Corbyn, duan një referendum të dytë
Në mbështetje të një referendumi të dytë për Brexit, janë shumica e laburistëve ndonëse udhëheqësi i tyre, Jeremy Corbyn, nuk e ka mbështetur këtë ide. 72% e të anketuarve kërkojnë një referendum të ri, duke dalë kundër argumenteve të Corbyn se një qeveri e Laburistëve do të vazhdojë Brexit, por me një marrëveshje më të mirë se ajo që ka siguruar kryeministrja aktuale.
Britani, zgjedhjet nuk prodhojnë shumicë
Zgjedhjet në Britaninë e Madhe nuk kanë sqaruar ndonjë gjë për të ardhmen e vendit. Konservatorja në detyrën e kryeministrit, Theresa May nuk ka arritur të sigurojë dot shumicën prej 326 vendesh në Parlament, duke humbur 17 vende krahasuar me prezencën e deritanishme të partisë së saj.
Laburisti Jeremy Corbyn ka marrë 30 vende më shumë, 258 vende, ndërkohë që në total aleanca e laburistëve ka 304 vende. Shumica e nevojshme për krijimin e qeverisë është 326 vende në një parlament prej 650 vendesh.
Udhëhiq protestën, unë do udhëheq vendin
Debate të forta kanë përfshirë Dhomën e ulët të parlamentit britanik rreth vizitës së kryeministres Theresa May në SHBA. Përfaqëesuesi i laburistëve, Jeremy Corbyn, ka deklaruar që kryeministrja të distancohet nga deklaratat e Trump për disa çështje. Po kështu ai ka bërë thirrje që të tërhiqet ftesa për vizitën e Trump në Britani. May ka qenë e vendosur në mbrojtjen e qëndrimeve të veta kur ka thënë se në disa tema presidenti amerikan ka ndryshuar qëndrim.
Socialisti utopik, Jeremy Corbyn rikonfirmohet në krye të Laburistëve
Jeremy Corbyn u rikonfirmua pa vështirësi në krye të Partisë Laburiste Britanike duke vërtetuar parashikimet. Politikani i njohur si ndjekës i rrymës trockiste në të majtën britanike u detyrua të futej sërish në garë për kreun e Partisë pas referendumit të BREX-it që nxori Britaninë nga Bashkimi Europian.
Lideri i Laburistëve mori 61.8% të votave kundrejt rivalit Owen Smith. Një lloj referendumi i brendshëm për të majtn laburiste që rikonfirmoi Corbyn, pozitat e të cilit u lëkundën ndjeshëm në qershor.
Mos citoni diktatorin vrasës, edhe shqiptarët janë njerëz
Lideri laburist Jeremy Corbyn ka cituar diktatorin komunist shqiptar, Enver Hoxha, në një festë të laburistëve me rastin e Krishtlindjeve, duke shkaktuar një tjetër stuhi tjetër në gotën e medieve. Hej, ai bëri shaka, dakord? Si ajo e John McDonnell me Librin e Kuq të Vogël të Mao Cedunit, qartë?
Kundërshtarët e Corbyn – dhe laburistëve – do të kapen pas gjithçkaje që ta përshkruajnë atë si një stalinist të pandreqshëm, i gatshëm të dërgojë në kampe internimi hamburgerat e Kensington-it.
Joshja e rrezikshme e Jeremy Corbyn
Shkonim sa para–prapa gjatë gjithë darkës. Po, një i njohuri im e pranoi, planet ekonomike të Jeremy Corbyn – rishtetëzimi i industrisë, vendosja e një “page maksimale” – ishin fantastike. Po, është e vërtetë, simpatitë e Corbyn për njerëzit, të cilët ai i ka përmendur si “miqtë tanë te Hezbollahu”, zor se mund të jenë të shëndosha apo racionale. Dhe, sigurisht, udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste mund të mos zgjidhet kurrë kryeministër. Por më pas ai psherëtiu: “Të paktën do të zbavitemi sërish”.