Laburistët kundër Corbyn, duan një referendum të dytë
Në mbështetje të një referendumi të dytë për Brexit, janë shumica e laburistëve ndonëse udhëheqësi i tyre, Jeremy Corbyn, nuk e ka mbështetur këtë ide. 72% e të anketuarve kërkojnë një referendum të ri, duke dalë kundër argumenteve të Corbyn se një qeveri e Laburistëve do të vazhdojë Brexit, por me një marrëveshje më të mirë se ajo që ka siguruar kryeministrja aktuale.
Pozicioni i Corbyn është për t’i qëndruar një bashkimi doganor me BE-në dhe për këtë arsye kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Vetëm nëse ky skenar nuk do të zbatohet, laburistët sipas tij do të kërkojnë një referendum të dytë.
Por ministri i Jashtëm britanik Jeremy Hunt, në një fjalim në Singapor tha se një referendum i dytë do të ishte "tepër i dëmshëm", po ashtu edhe një Brexit pa një marrëveshje. "Qytetarët do të na thoshin se nuk po i dëgjojmë. Pasojat sociale nëse dalim nga BE më 29 mars, siç na është urdhëruar, do të jenë katastrofike. Por ne duhet të përpiqemi për një Brexit të hapur, pozitiv dhe optimist"- tha Sekretari i Jashtëm Britanik.
Add new comment