NSA: Nuk provohet lidhja Rusi – WikiLeaks
Kreu I Shërbimit Sekret Kombëtar Amerikan, James Clapper, ka deklaruar para Komitetit për Shërbimet Sekrete në Kongresin Amerikan se nuk ka një lidhje të provuar mes publikimeve të WikiLeaks dhe Rusisë. Clapper ka pranuar se Rusia ka kapacitete shumë të zhvilluara dhe agresive për luftën informative, që zë fill qysh nga Lufta e Ftohtë, por ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë që të mund të bëjë lidhjen mes publikimeve të WikiLeaks dhe Rusisë.
Indirekt ai ka rrëzuar lajmet e përcjella në media sipas të cilave CIA ka vlerësuar se Rusia ka hakeruar emailet e Partisë Demokratike dhe mandej ia ka kaluar ato rrjetit të Assange që i ka publikuar me qëllim dëmtimin e kandidates Hillary Clinton. Ngjan si një luftë mes agjencive inteligjente që përgënjeshtrojnë njëra – tjetrën tanimë që pritet edhe vendimi i Kolegjit Zgjedhor në SHBA.
Add new comment