Rivali akademik i Ilir Metës: LSI është një pasuri kombëtare. Jam në garë me mendimet për sukses
Shezai Rrokaj, kandidati për kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim përballë kryetarit aktual, Ilir Meta, ka bërë sot disa vlerësime për forcën politike ku aderon. Sipas Rrokajt, një akademik, LSI-ja është pasuri kombëtare dhe në këtë kontekst duhet parë edhe gara politike brenda saj.
“Kryetari i partisë, Ilir Meta është projektues, nuk e ka marrë si trofe nga të tjerët LSI-në. Është një vlerë e jashtëzakonshme. LSI është pasuri kombëtare dhe është pasuri e të gjithë neve. Dhe në këtë kuptim të gjithë duhet të shtojmë nga pak për ta bërë këtë projekt, këtë parti, një forcë të madhe. Kështu që unë nuk jam në garë me Ilir Metën, jam në garë me mendimet dhe me alternativat që do të shpalos dhe në fund të ditës do ta nxjerrin fituese LSI-në”, tha Rrokaj gjatë një takimi me të rinjtë e LSI-së.
Add new comment