Rrokaj

Përfundon ëndrra për ndryshim e Shezai Rrokajt dhe Përparim Spahiut. LSI-ja rizgjedh Metën për kryetar

Postuar në 07 Nëntor, 2016 15:37

Ilir Meta është rizgjedhur në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Zgjedhjet e zhvilluara pas një muaji fushate zgjedhore kanë rikonfirmuar Metën në detyrë përballë Shezai Rrokajt dhe Përparim Spahiut. Meta ka marrë 31 mijë e 815 vota, ose 76 përqind të pjesëmarrësve në zgjedhje. I dyti u rendit Spahiu me 12,1 përqind të votave ose 5065 vota dhe në fund Shezai Rrokaj me 11,9 përqind ose 4982 vota. Në zgjedhje morën pjesë 42 mijë e 370 anëtarë, ose 84 përqind e anëtarëve të LSI.

Meta: "Ideologjia e LSI-së, interesi i publikut". Rrokaj pranon tradhëtimin e 83 mijë zemrave: "Aleanca për stabilitetin, por të panatyrshme"

Postuar në 26 Tetor, 2016 19:02

Kandidatët për kreun e LSI-së janë takuar këtë të mërkurë me strukturat e kësaj force politike në Tiranë ku prezantuan plaftormat e tyre. Kryetari Meta u shpreh se për LSI –në ka vetëm një ideologji, interesi i publikut. Ndërsa kandidati Rrokaj tha se për stabilitetin e vendit shpesh LSI ka bërë aleanca kundër natyrës së saj. "TemaTv"

Rivali akademik i Ilir Metës: LSI është një pasuri kombëtare. Jam në garë me mendimet për sukses

Postuar në 25 Shtator, 2016 19:15

Shezai Rrokaj, kandidati për kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim përballë kryetarit aktual, Ilir Meta, ka bërë sot disa vlerësime për forcën politike ku aderon. Sipas Rrokajt, një akademik, LSI-ja është pasuri kombëtare dhe në këtë kontekst duhet parë edhe gara politike brenda saj.

Teatër falas nga LSI-ja/Shezai Rrokaj sfidon Metën për kryetar: Partia ka nevojë të hapet dhe të bëhet më qytetare

Postuar në 16 Shtator, 2016 22:16

Vera ishte e mbushur me teatër politik dhe karagjozë që negociuan për veten në emër të atdheut. Edhe vjeshta duket me supriza. Nuk po na i kursen LSI-ja, pjesë e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Partia e Ilir Metës është  forca politike që operon me matematikën 1+1 = 2, por kjo nuk e pengon të  prodhojë shfaqje  të tipit demokraci dhe garë, aq më tepër kur bashkë me matematikën kjo parti po promovon edhe akademikë të linguistikës, si profesor Shezai Rrokaj. Ai do të sfidojë Ilir Metën në garën për kryetar të LSI-së në 6 nëntor ku do të votojë e gjithë anëtarësia.

Subscribe to RSS - Rrokaj