Topi ambasadorëve: Është kohë rotacionesh demokratike në pushtet

Presidenti Topi ka organizuar një pritje për trupin e huaj diplomatik. Fjala e tij me këtë rast ka qenë ceremoniale, e dihet që fjalë të tilla nuk bartin ndonjë lajm. Por Topi duket se e ka kërkuar vetë një qëndrim, që përbën lajm. Ai ka folur për zgjedhjet presidenciale të këtij viti (në fakt, është shumë t’i quash ‘zgjedhjet’; nuk do ketë garë të mirëfilltë apo fushatë; në të gjitha rastet, thjesht do të zgjidhet dikush), dhe duke lënë të nënkuptohet se ai do t’ia dorëzojë dikujt tjetër “skeptrin’ e kreut të shtetit, kuptohet paqësisht e në rrugë demokratike, ka thënë: “Konfirmoj edhe njëherë se vazhdimisht kam nxitur e mbështetur modelin e rotacioneve demokratike në krye të institucioneve, çfarë i jep frymëmarrje demokracisë, rrit besimin publik tek institucionet dhe mbetet nevojë për vende si Shqipëria, të cilat kanë dalë nga sisteme totalitare të izoluara dhe kanë një tranzicion të gjatë e të vështirë”.
Me siguri, ky apel për rotacion do të merret (siç është) si i vlefshëm për vitin 2013, kur janë zgjedhjet parlamentare.
Re.Pu.
Comments
Me sa duket rotaconi politik
<p>Me sa duket rotaconi politik ne Shqiperi nuk vendoset ne kutite e votimit por diku tjeter.</p>
Add new comment