Topi ambasadorëve: Është kohë rotacionesh demokratike në pushtet

Postuar në 20 Janar, 2012 08:33

Presidenti Topi ka organizuar një pritje për trupin e huaj diplomatik. Fjala e tij me këtë rast ka qenë ceremoniale, e dihet që fjalë të tilla nuk bartin ndonjë lajm. Por Topi duket se e ka kërkuar vetë një qëndrim, që përbën lajm. Ai ka folur për zgjedhjet presidenciale të këtij viti (në fakt, është shumë t’i quash ‘zgjedhjet’; nuk do ketë garë të mirëfilltë apo fushatë; në të gjitha rastet, thjesht do të zgjidhet dikush), dhe duke lënë të nënkuptohet se ai do t’ia dorëzojë dikujt tjetër “skeptrin’ e kreut të shtetit, kuptohet paqësisht e në rrugë demokratike, ka thënë: “Konfirmoj edhe njëherë se vazhdimisht kam  nxitur e mbështetur modelin e rotacioneve demokratike në krye të institucioneve, çfarë i jep frymëmarrje demokracisë, rrit besimin publik tek institucionet dhe mbetet nevojë për vende si Shqipëria, të cilat kanë dalë nga sisteme totalitare të izoluara dhe kanë një tranzicion të gjatë e të vështirë”.

Me siguri, ky apel për rotacion do të merret (siç është) si i vlefshëm për vitin 2013, kur janë zgjedhjet parlamentare.

Re.Pu.

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Me sa duket rotaconi politik &nbsp;ne Shqiperi nuk vendoset ne kutite e votimit por diku tjeter.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.