Gjuha e Bashës në Washington dhe gjuha e Berishës në Tiranë

Lulzim Basha ka qenë ministër i brendshëm më 21 janar 2011, por nuk mbahet mend të ketë folur pas asaj ngjarjeje. Për herë të parë ka folur dje nga Washington-i, dhe ka thënë (sipas Panoramës): “Mendoj se është shumë e rëndësishme që procesi të ecë në parametrat e shtetit ligjor dhe në këtë kuptim çdo aktor duhet të udhëhiqet pikërisht nga ligji dhe nga nevoja për të ekzekutuar brenda kornizës ligjore përgjegjësitë që ka”. E shihni? Nuk ju duket e çuditshme që flet si një njeri që e sheh nga jashtë e e nga larg këtë ngjarje, si një njeri që s’ka gisht fare, madje si një njeri që është i interesuar të bëhet një hetim e gjykim i drejtë? Ky qëndrim i tij nuk ka asgjë të përbashkët me qëndrimet e mentorit të tij në Tiranë; ky i fundit, edhe dje në grup parlamentar vijoi të inkurajonte hetimin parlamentar të asaj ngjarjeje, dhe të inkriminonte Ina Ramën.
Duket sikur Lulzim Basha e Sali Berisha s’kanë asnjë lidhje me sho-shoqin. Janë duke u divorcuar? Apo është një teatër i të parit që bëhet me amen-in e të dytit?
Re.Pu.
Comments
ky paska qene shkaku i

ky paska qene shkaku i vizites se bashes ne US. Te loboje per (mos) hetimin e 21 Janarit. Lajm i mire qe tregon se Berisha nuk po i ka aq mire punet me departamentin e shtetit se fundmi.

Kush ja fut ne pordhe ketij

Kush ja fut ne pordhe ketij idioti ne USA o i dashur lis, kete e moren dhe e cuan amerikanet e kushedi se cfare i kane thene sepse laku po i ngishtohet perdite, ketij qelbesires dhe talebanit sali...do loboj ky medioker ne Amerike ha ha ha ...une habitem si nuk i arrestojne qe te dy si vrasesit e 21 janarit tani qe FBI-ja solli dhe ekspertizat.

Kush eshte ne te vertete

Kush eshte ne te vertete Lulzim Basha ?

Nuk eshte shprehja e ime por

Nuk eshte shprehja e ime por dhe nuk po me kujtohet ku e kam 'vjedhur' : "Kurre mos u perpiq t'i mesosh derrit te kendoje , pasi do te shperdorosh kohen tende dhe derrin e bezdis."

"Gjuha e Bashës në

"Gjuha e Bashës në Washington dhe gjuha e Berishës në Tiranë" është GJUHA STANDARTE e trashiguar nga komunizmi.

Te shohim sa shtrenjte do ta

Te shohim sa shtrenjte do ta shesi Basha Berishen ne Washington.Mbase merr garancine qe te mos preket vetem qe te shese Berishen, qe gjithsesi eshte ne rruge pa krye ne mardheniet me Uashingtonin.Ideja se Washingtoni do te bjere ne psueudolojen Berisha-Basha eshte shume primitive.Do te jetenje lufte brenda llojit me shitje dhe blerje.

Add new comment