Të Kripura
Vazhdon siç ka qenë!
Në një faqe në Facebook postohej dje kjo këngë. Titulli kuptimplotë, kumbues madje: Pekini maskën e çorri! Me arsyetimin e qashtër: Se nuk i mbante më petë lakrori!
Vazhdon teksti me denoncimin e pazareve të Kinës me Amerikën, që si gjeopolitikë globale kondensoi me deviacionizmin e vet anti-parimor këtë xhevahir të polifonisë sonë. Sepse jona është, nuk kemi çfarë themi!
Ministret e qeverisë Rama: Në zyrat shtetërore të drejtuara nga gratë të mbahet portreti i Erjon Braçes
Pas propozimit të deputetit socialist Erjon Braçe që periudha e ciklit menstrual për femrat të njihet si sëmundje e paguar, ministret gra të qeverisë kanë dalë me propozim ligjor që në zyrat shtetërore të drejtuara nga gratë të mbahet portreti i z. Braçe. Kjo në shenjë respekti për vëmendjen e treguar ndaj një problemi kaq akut për femrën shqiptare.
L’onorata societá Rama - Meloni: Una faccia, una mazza!
Marrëveshja për emigrantët e bëri kryeministrin Rama personazhin e emisionit “Fratelli di Crozza” këtë javë në Itali. Me Ramën që u përgjigjet pyetjeve të gazetarit ndërsa kërkon herë pas here miratimin e kryeministres Meloni, materiali satirik e vë theksin te ajo që i bashkon shqiptarët dhe italianët veç racës: una mazza (një shuk parash), thënë ndryshe e njëjta prirje për të korruptuar dhe për t’u korruptuar.
Lirë dhe mirë në Shqipëri
Në Itali, Shqipëria ka hyrë me suksesin turistik publicitar në satirën politike. Tani që edhe fatura e restorantit në Berat u shlye, duart janë të lira për të bërë atë që italianët dinë ta bejnë me Shqipërinë: të tallen.
Nuk ka zgjedhje të reja në Kukës. Benet Beci caktohet si kryetar bashkie Jorezident
Pas dorëheqjes së Safet Gjicit nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, pritej që të zhvillohen zgjedhje të reja. Por siç mëson “Të Kripura”, kryeministri Rama ka hedhur poshtë si opsion këtë mundësi.
Arsyet janë të kuptueshme. Ikën një bashki mavi nga harta. E dyta është e pamundur të bësh fushatë pas skandalit të videos me Gjicin: çfarë t’u thuash kuksianëve?!
Notë proteste e Konsullit të Meksikës ndaj deklaratave të kryeministrit Rama
Pak ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri një krahasim. Duke folur për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë, z. Rama tha se ky akt është njësoj si vendosja e ushtrisë meksikane në kufirin me SHBA. Vlera e saj është Zero.
Mbi këtë deklaratë, autoritetet meksikane kanë autorizuar Konsullin e Nderit në Tiranë, z. Ylli Ndroqi që të paraqesë notë proteste dhe të sqarojë kuptimin e këtij krahasimi që fyen nderin dhe dinjitetin e Meksikës.
Betimi i Belerit, 4000 himarjotë nisen nga Greqia. Athina ngre gatishmërinë ushtarake në Veri
Vendimi i gjykatës shqiptare për të lënë në burg Fredi Belerin ka angazhuar Greqinë në lëvizje cilësisht të reja. Sipas burimeve të besueshme për “Të kripura”, ushtria greke ka marrë urdhër të shtojë dislokimin në kufi, ndërkohë që Flota ushtarake ka shtuar patrullimin në kanalin e Korfuzit.
E re/Në Kamëz të bën pis Diploma
Në mediat pranë qeverisë raportohet se kandidati i PD-së në Kamëz Arjan Hoxha ka falsifikuar diplomën. Pas lajmit del një dekument që provon këtë akt te Hoxhës.
Servirja e këtij fakti ose prove vjen në kontekstin e lodrave elektorale të partive për të fituar kapital përmres zbulimit të “skandaleve”. Kjo e Hoxhës është investim i pastër për Rakip Sulin. Pra, duke lënë mënjanë etjen e mediave të qeverisë për të vërtetën, ato po investojnë duke mos thënë asgjë, për Rakip Sulin.
Ekskluzive/Carlo Bollino nxjerr në shitje Report Tv për 2000 euro
Ultimatumi i Soros: Rama, jo kryeministër në zgjedhjet lokale. Detyrën e merr ad interim, Mirela Kumbaro
“Të Kripura” mëson se ultimatumi i filantropit është përcjellë pas verifikimit të lidhjes Duçka - Biden dhe synon shmangien e një shkatërrimi të PS-së.