Nuk ka zgjedhje të reja në Kukës. Benet Beci caktohet si kryetar bashkie Jorezident

Postuar në 17 Qershor, 2023 20:33

Pas dorëheqjes së Safet Gjicit nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, pritej që të zhvillohen zgjedhje të reja. Por siç mëson “Të Kripura”, kryeministri Rama ka hedhur poshtë si opsion këtë mundësi. 

Arsyet janë të kuptueshme. Ikën një bashki mavi nga harta. E dyta është e pamundur të bësh fushatë pas skandalit të videos me Gjicin: çfarë t’u thuash kuksianëve?!

Për këtë arsye, është menduar që detyrën e kryetarit të Bashkisë të Kukësit deri në një zgjidhje të dytë, ta mbajë kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci. Kryetar Bashkie jorezident. Arsyetimi kushtetues është i sforcuar:

meqenëse Qeveria ka të drejtë të shkarkojë një kryebashkiak, ajo e ka atë nomenklaturë emërimi në alternativë të mungesës së zgjedhjeve

 Sipas burimeve, ankimi i mundshëm kushtetues i opozitës do të kërkojë muaj, kështu që deri në atë moment, ndikimi i skandalit do të jetë eliminuar. 

Shaptilografisti

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ca ka mor burre. Sigurisht qe ishte akt i padenje. Por nuk ka shperdorim detyre, nuk ka shantazh. Kur ishte fjala per te komentuar shantazhet e Xhelal Mziut mbi nje femer, ishit shume te zene tu pi caj e tu pa lajmet ne televizor.
Sot perdorni ironine. Krahasojeni pak me Pangon te cilin Sala JUAJ e mbrojti me zell duke perplasur gjithe perbuzjen mbi gazetaren qe e "provokoi".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.