E re/Në Kamëz të bën pis Diploma

Postuar në 02 Maj, 2023 22:29

Në mediat pranë qeverisë raportohet se kandidati i PD-së në Kamëz Arjan Hoxha ka falsifikuar diplomën. Pas lajmit del një dekument që provon këtë akt te Hoxhës.

Servirja e këtij fakti ose prove vjen në kontekstin e lodrave elektorale të partive për të fituar kapital përmres zbulimit të “skandaleve”. Kjo e Hoxhës është investim i pastër për Rakip Sulin. Pra, duke lënë mënjanë etjen e mediave të qeverisë për të vërtetën, ato po investojnë duke mos thënë asgjë, për Rakip Sulin.

Ka qenë një epokë kur kjo do ishte e pabesueshme, por tani epokat janë bërë ditë. Ajo ç’është më komike është se kandidati me diplomë të falsifikuar konkuron përballë Gomarit të Kamzës, siç e quajti kryeministri Sulin, një deklaratë pa përgënjeshtrim.

Po njeriu i shkretë nuk ka pse të ketë rradake serioze që të bëjë pyetjen: po pse i duhet dikujt diploma kur garon përballë Gomarit? Se dakord, diploma duhet të jetë e vërtetë, po ku hyn kjo në këtë mesele?

Shaptilografisti

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Meqe qenka kaq e parendesishme kjo puna e diplomes mos u jargavitni kot. Por pyetja eshte: qe kur e knej e verteta nuk paska rendesi pervecse si bezdi neper kembet e njerezve?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.