Të Kripura
Me çehren e një dëshmori të gjallë
103 vjet kryeqytet celebrohet me një marifet. Me sahatin në kartolinën zyrtare, pa kullat që janë në fat edhe ora e këtij qyteti sot.
Në krye të këtij adeti, Zdromsi që me një videomesazh ka deklaruar se është shumë krenar në këtë 103 vjetor që e gjen Tiranën më mirë se kurdoherë tjetër. Sa herë është ndjerë krenar ky njeri, i ka numëruar vallë kush?
Krijohet në Tiranë Banka Private e Gjakut Blu
Është krijuar në Tiranë Banka Private e Gjakut Blu, metaforë për origjinën e pretenduar fisnike të njerëzve apo familjeve të caktuara. Drejtor i Bordit Drejtues raportohet se është zgjedhur Auron Tare, një njohës i mirë i fisnikërisë së vonët shqiptare dhe sipas të dhënave për redaksinë e “Të Kripura” banka do të bashkëpunojë me projektin “Rrënjët” të Gjergj Bojaxhi që ka krijuar tanimë një bazë të dhënash të shqiptarëve që kanë bërë analizën e ADN-së.
E fundit/Ministria e Arsimit do të përfshijë në lëndën "Qytetaria" të shkollave 9-vjeçare, Big Brother Vip
Me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ministria e Arsimit ka nisur të shqyrtojë idenë e përfshirjes në lëndën “Qytetaria” të shoët “Big Brother” dhe personazheve kryesore në të.
Sipas informacioneve që ka redaksia “Të Kripura” metoda e ndjekur do të përfshirë shikueshmërinë, sondazhe me shkollat si dhe komentet në rrjetet sociale. Është vlerësuar se shoë në fjalë përfaqëson një dukuri reale në jetën publike të shoqërisë, një përshkallëzim të matshëm të ndikimit të formatit televiziv në formësimin e shijeve estetike dhe një etike të re në komunikim.
Shfryhet incidenti i rrëmbimit të gazetarëve "Fiks Fare", ishin staf i emisionit "Stop"
Raportohet se po punonin për të njëjtën temë.
Ekskluzive/Zbulohet arsyeja e largimit të Helidon Bendos nga kreu i SHISH. Refuzoi të mbante në zyrë foton e McGonigal
Projekti/Pikë hidroplanësh në Kalanë e Vivarit në Butrint
Në kuadër të Planit të ri të Menaxhimit të Butrintit, që parashikon edhe zhvillim turizmi, bëhet e ditur se në Kalanë e Vivarit, në derdhje të kanalit me të njëjtin emër, parashikohet të ndërtohet një pikë ulje-ngritje hidroplanësh.
Sipas të dhënave për redaksinë e “Të Kripura” në funksion të kësaj pike të re që parashikohet të sjellë në vend një kategori tjetër turistësh, do të ndërtohet një njësi karburanti, në afërsi më kalanë në fjalë që është disa qindra metra nga Parku Arkeologjik.
Lajm i fundit/Agron Neza caktohet në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit
Agron Neza caktohet në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Lajmi bëhet i ditur për redaksinë e “Të Kripura” nga burime diplomatike në Tiranë.
Neza, një njohës i shërbimeve sekrete, biznesmen, njeri me kontakte në mjedise të ndryshme, së fundmi burim i deklaruar i FBI-së është parë si kandidatura më e përshtatshme për drejtimin e BKH-së që është krijuar në partneritet me SHBA.
Neza u fol se ka mbërritur në Tiranë disa ditë më parë. Ai del si person kyç në denoncimin e shkeljeve të Charles McGonigal dhe konsiderohet si njeri kyç në kontaktin mes të dyja vendeve.
Çështja “McGonigal”/Incident në Bogë, Kryeministrit refuzojnë t’i shërbejnë. Ndërron hotelin
Lajmi vjen me burime në redaksinë e “Të Kripura” dhe sipas të dhënave kryeministri ka reaguar duke mos lejuar truprojat të presojnë stafin e hotelit.
Shkak është bërë veprimi i një kamarieri që ka ngritur zërin e televizorit ku flitej për çështjen McGonigal, çka është parë si provokim nga eskorta e z. Rama dhe vetë ai. Pasi debateve stafi është solidarizuar me kolegun dhe ka refuzuar të shërbejë duke detyruar shpurën të lëvizë drejt një hoteli tjetër.
Zbulohet kush ngacmoi Cubin
Dini gjë ju kush e ka ngacmuar Cubin? Cubi Metkajn e kam fjalën, që është aktore humori siç po thonë. Mos qeshni, se edhe aktoret e humori i ngacmojnë, seksualisht, me siguri në qeshje e sipër. Gazeta “Tema” ka një raportim shumë korrekt mbi të dhënat e situatës së krijuar me Cubin.
Post-ekskluzive/Grida Duma do të botojë librin “Valsi im në politikë”. Për “Parathënien” aplikohet në e-albania.
Ekskluzive/Grida Duma do të jetë në Koncertin e Vjenës.