Projekti/Pikë hidroplanësh në Kalanë e Vivarit në Butrint
Në kuadër të Planit të ri të Menaxhimit të Butrintit, që parashikon edhe zhvillim turizmi, bëhet e ditur se në Kalanë e Vivarit, në derdhje të kanalit me të njëjtin emër, parashikohet të ndërtohet një pikë ulje-ngritje hidroplanësh.
Sipas të dhënave për redaksinë e “Të Kripura” në funksion të kësaj pike të re që parashikohet të sjellë në vend një kategori tjetër turistësh, do të ndërtohet një njësi karburanti, në afërsi më kalanë në fjalë që është disa qindra metra nga Parku Arkeologjik.
Bëhet me dije se idenë për këtë e ka dhënë ministrja Mirela Kumbaro, që i ka lindur asaj që pas fluturimit me parashutë në Llogora vite më parë.
Add new comment