Krijohet në Tiranë Banka Private e Gjakut Blu

Postuar në 10 Shkurt, 2023 13:41

Është krijuar në Tiranë Banka Private e Gjakut Blu, metaforë për origjinën e pretenduar fisnike të njerëzve apo familjeve të caktuara. Drejtor i Bordit Drejtues raportohet se është zgjedhur Auron Tare, një njohës i mirë i fisnikërisë së vonët shqiptare dhe sipas të dhënave për redaksinë e “Të Kripura” banka do të bashkëpunojë me projektin “Rrënjët” të Gjergj Bojaxhi që ka krijuar tanimë një bazë të dhënash të shqiptarëve që kanë bërë analizën e ADN-së.

Projekti i Bankës së Gjakut Blu tingëllon disi rracist, mirëpo në draft projektin e parë nga “Të Kripura” aty vihet në dukje kërcënimi i gens albanensis nga globalizmi, ndërkohë që presupozohet që të krijohet një bazë konservimi të linjave të deritanishme të shqiptarit që është në proces përzierjeje të brendshme.

Një ndër bashkëpunëtorët kryesorë në këtë projekt është edhe Artan Lame, kraniometrikisht një arbëror i vërtetë, i cili po përpilon procedurat dhe metodën e aplikimit dhe gjurmimit.

Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.